LAJMI I FUNDIT:

Studentja nga Norvegjia diplomon në Kolegjin Universum

Studentja nga Norvegjia diplomon në Kolegjin Universum

Në vitin 2014, Sara Monsen e la vendlindjen dhe punën në njërën nga kompanitë më të mëdha të gazit në Norvegji, për të nisur një aventure të re në Kosovë.

“Kompania ime më sygjeroi të nisja studimet Master në një vend në zhvillim dhe pasi kisha vizituar Kosovën më parë dhe një ndër shoqet e mia më të mira ishte me prejardhje nga Kosova, mendova se mund të jetë një përvojë shumë e vlefshme për mua të studioj në Kosovë” tregon Sara.  Ajo më tutje shton: “Pasi fillova të hulumtoj programet Master, kuptova se programi Master në Kolegjin Universum, ishte më inovativi dhe një pjesë e madhe e profesorëve ishin ndërkombëtar. Por vendimtare ishte se Kolegji Universum dhe Universiteti i Prishtinës ishin të vetmin institucione nga Kosova të listuara në databazen e universiteteve të rekomanduara nga Qeveria Norvegjeze”.

Pas 2 viteve studimi dhe 1 vit të punës në temen e diplomës, Sara Monsen diplomoi me Master në Menaxhment me fokus në Biznesin Ndërkombëtar nga Kolegji Universum.

Programi Master në Menaxhment nga Kolegji Universum është ranguar si i 16’ti në Evropën Lindore (pas atij të Universitetit të Ljubljanës dhe Varshavës) dhe në Top 200 programet më të mira të kësaj fushë në botë, nga Agjencia prestigjioze franceze Eduniversal, si i vetmi nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia Serbia dhe Mali i Zi.

Listën e programeve te ranguara mund ta gjeni në linkun: http://www.best-masters.com/ranking-master-general-management-in-eastern-europe.html

Programi Master në Kolegjin Universum ka 5 specializime siç janë Menaxhim i Sektorit Publik, Menaxhim Turizmi dhe Hotelieri, Financa, Biznes Ndërkombëtar dhe Menaxhim i Përgjithshëm dhe realizohet në formë modulare nga profesorë vendor dhe ndërkombëtar.

Apliko për më shumë informata në këtë link.

Programi ka një reputacion të jashtëzakonshëm ndërsa paga mesatare e të diplomuarve tanë është 716 euro.

Në këtë program kanë mbajtur mësim profesorë me renome nga shkollat më të mira të biznesit në botë siç janë Copenhagen Business School, Rotterdam School of Management apo London School of Economics ndërsa të diplomuarit e programit sot mbajnë pozita kyqe në kompani vendore, organizata ndërkombëtare dhe qeveri.

Artikull i sponzorizuar