LAJMI I FUNDIT:

Studentëve dhe nxënësve të shkollave të mesme u flitet për ndërmarrësi

Studentëve dhe nxënësve të shkollave të mesme u flitet për ndërmarrësi

Kolegji IBC-M në Mitrovicën e jugut si dhe Shkolla Profesionale “Adem Gllavica” në Lipjan ishin destinacionet e aktiviteteve të radhës në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë që po mbahet në Kosovë, ku para të rinjve u prezantuan mundësitë e shumta që ofron ndërmarrësia.

Nën organizimin e Agjencisë për Zhvillim Rajonal Veri (RDA-N), Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Innovation Centre Kosovo (ICK) në Mitrovicë para një grupi studentesh të etnive të ndryshme u fol për mundësitë e shumta që burojnë nga angazhimi i të rinjve në ndërmarrësi. Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë Arian Zeka tha se pavarësisht vështirësive me të cilat përballet sektori privat, të rinjtë duhet të orientohen kah ndërmarrësia dhe të mos e shohin sektorin publik si një vend ku ata mund të gjejnë punë. Visar Idrizi, pronar i ndërmarrjes grafike Vi-Print, foli për sfidat e tij në rrugën e ndërmarrësisë si dhe për rreziqet e shumta që ka ndërmarrë, ashtu që të mund të ndërtojë një biznes të suksesshëm. Ai inkurajoi të rinjtë që të mos frenohen nga sfidat e shumta me të cilat mund të ballafaqohen.


Në anën tjetër, në bashkëpunim me Agjencinë e Zhvillimit Rajonal Qendër (RDA-C), Oda Amerikane organizoi një ligjëratë edhe për nxënësit e Shkollës Profesionale “Adem Gllavica” në Lipjan të cilët patën mundësi që të dëgjojnë rrëfimin personal të biznesit të Kujtim Gjevorit, pronar i prodhuesit të produkteve të plastikës “SCAMPA” foli për vështirësitë me të cilat është ballafaquar ai dhe prodhuesit e tjerë në Kosovë, por që pavarësisht tyre, ai do t’i rekomandonte të rinjtë që të orientohen vetëm në ndërmarrësi, meqë ky është sektori ku ata mund të bëjnë gjëra të mëdha për vetën dhe të tjerët.

Ndërsa, Mrika Gashi nga ARDA u tha nxënësve të pranishëm se ata mund të llogarisin edhe në përkrahje financiare për idetë potenciale të biznesit që ata mund të kenë, derisa Arian Zeka u bëri thirrje të rinjve që të besojnë në mundësitë që ofron Kosova dhe të mos e shohin perspektivën e vetme largimin nga vendi.

Java Globale e Ndërmarrësisë në Kosovë organizohet nën udhëheqjen e Innovation Centre Kosovo ndërsa aktivitete në kuadër të kësaj jave organizohen në 170 shtete të tjera të botës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjykata Komerciale e hedh poshtë propozimin për pezullim të procedurës përmbarimore ndaj Telekomit

Gjykata Komerciale e hedh poshtë propozimin për pezullim të procedurës përmbarimore ndaj Telekomit

Ekonomi
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Ekonomi
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!

3, 2, 1 - Volvo gati për ty!

Volvo Kosova
Veç thuj ej, EI Taxi është knej

Veç thuj ej, EI Taxi është knej

El Taxi
Kush t’rahaton me punë përveçse Telegrafi Jobs?

Kush t’rahaton me punë përveçse Telegrafi Jobs?

Ekonomi
Kalo në kategori