LAJMI I FUNDIT:

Studentët përmes protestës kërkojnë depolitizimin e universiteteve publike

Studentët përmes protestës kërkojnë depolitizimin e universiteteve publike

Me pankartat “Duam bursa”, “Duam bursa dinjitoze”, “E drejta jonë është detyrim për ju” studentë nga të gjitha universitetet publike kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ku kanë kërkuar depolitizimin e arsimit.

Përmes një aksioni simbolik, ata kanë vendosur pranga në dyer të kësaj ministrie, përmes të cilave i kanë kërkuar ministrit Shyqiri Bytyqi, që të lirojë prangat e universiteteve publike.

Diar Statovci, nga Grupi i Pavarur i Studentëve të UP-së, ka treguar simbolikën e prangave që i kanë vendosur në dyert e MASHT-it.

“Në sot në aksion simbolik, ministrit Bytyqi i kemi sjellë një lloj prangash. Këto janë prangat e politikës që politika po i mban në universitete publike duke i punësuar njerëzit e tyre. Ne i themi ministrit: ‘Ministër, depolitizojë universitetet, liroja prangat universitetit, sepse t’i e ke çelësin. Ne mund t’i evidentojmë parregullsitë që bëhen në universitet, mirëpo nuk kemi kompetenca ekzekutive për t’i shkarkuar ata njerëz. Kompetencat janë tuajat, t’i duhesh ta bësh këtë’”, tha ai.

Ndërkohë, ka treguar edhe arsyet se pse kanë protestuar, po ashtu ka bërë të ditur se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen deri në fillim të semestrit veror mund të hyjnë në bojkot të përgjithshëm.

“Universitetet publike që nga paslufta kanë qenë pjesë e shfrytëzimit të politikanëve ku kanë punësuar një numër të madh të njerëzve të vet. Me ardhjen e ministrit Bytyqi ne kemi shpresuar që depolitizimi do të ndodh, do të largohen njerëzit e politikës nga Universiteti. Mirëpo, ne vazhdimisht kemi gjetur fakte se politizimi i Universiteteve po vazhdon, si punësimi i militantëve të Nismës në Ministrinë e Arsimit, emërimi nëpër bordet udhëheqëse të Universitetet publike, zgjedhja e rektorit në mënyrë të jashtëligjshme në Universitetin e Prizrenit. Pastaj, mos funksionalizimi i Unionit të Studentëve në Universitetin e Prishtinës, mos ndërtimi i Fakultetit të Shkencave dhe rritja e buxhetit kanë qenë disa nga prej arsyeve që na kanë shtyrë që ne të protestojmë këtu”, tha ai.

Kurse, kryetari i Parlamentit Studentor të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, Milot Krasniqi, ka thënë se ky universitet është në gjendje shumë të keqe.

“Universiteti “Ukshin Hoti” është në situatë shumë të keqe dhe e gjithë kjo për shkakun e keq menaxhimit të anëtarëve të këshillit drejtues të cilët i ka emëruar Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Arsimit. Andaj përmes kësaj shkrese kërkojmë nga ju që me urgjencë të merrni këto veprime në mënyrë që universiteti ynë t’i kthehet normalitetit. Kërkojmë shkarkimin e anëtarëve të këshillit drejtues të emëruar nga MASHT-i për shkak të dështimit të përmbushjes së obligimeve të tyre karshi Universitetit të Prizrenit, duke e shkelur ligjin mbi arsimin e lartë, statutin e Universitetit dhe të gjitha rregulloret tjera”, tha ai.

Anëtarët e këshillit drejtues sipas tij, kanë keqpërdorur pozitën zyrtare duke i blerë vetës telefona të mençur me mjete të Universitet, ndërkohë që për kryetarin e Këshillit Drejtues ka thënë se ka tejkaluar limitin për karburant dhe dreka e darka zyrtare.

Ata i kanë bërë thirrje Auditorit që të shikojë për të gjitha këto keqpërdorime të cilat ata i kanë përmendur.

Gjithashtu, ka shprehur ankesat për bursat e studentëve, ku ka thënë se për studentët e UPZ-së duhet të sigurohen bursa dinjitoze, e jo ndihma sociale siç i ka quajtur ai bursat që studentët e gjeneratës 2015 kanë marrë prej 202 euro, ndërsa ka thënë se tri gjeneratat e fundit nuk kanë marrë fare bursa.

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori