Studentët e Kolegjit Dardania përgatiten për projektimin e qyteteve dhe dizajnimin e hapësirave urbane për të ardhmen

Koncepti jonë lidhur me arkitekturën vazhdon të qëndrojë brenda kornizave të një sistemi tashmë të vjetruar. Ky ngërç i krijuar ka bërë qe secili arkitekt të kujdeset që objekti i projektuar prej tij të jetë funksional, estetik, në harmoni me kohën dhe në tërësi të bartë vlera të mëdha arkitektonike. Por çfarë ndodh përtej kësaj?
Çfarë po ndodh me qytetet tona? Përballemi çdo ditë me ndërtesa me vlera arkitektonike të cilat nuk harmonizohen me hapësirën përreth dhe shpesh herë janë në kundërshtim me parametrat urban të projektimit. Kjo ka bërë që qytetet të duken të çrregullta, kaotike, jo funksionale dhe pa vlera të mirëfillta estetike dhe historike. Kjo nuk mund të ishte e papritur për ne, pasi asnjëherë asnjë institucion nuk ka sjellë programe ku arkitektët të trajtojnë edhe hapësirën.
Për herë të parë një program ku trajton hapësirën urbane në Kosovë ofrohet në Kolegjin “Dardania”, program i cili është në harmoni me direktivën e Bashkësisë Europiane për njohjen e kualifikimeve profesionale në arkitekturë. Programi ka si qëllim trajtimin arkitektonik jo vetëm të objekteve por edhe të hapësirës në tërësi në mënyrë që të kemi qytete kontemporane, funksionale, estetike dhe me zhvillim të qëndrueshëm. Ky program ka për qëllim të ofroj konceptin e “qyteteve për të gjithë”, ku hapësirat e gjelbra janë të mjaftueshme dhe parqet janë lehtësisht të arritshme.
Një qytet ku trafiku urban shpërndahet njëtrajtësisht, ku institucionet në shërbim të qytetarëve janë sipas parametrave dhe ku lëvizja me automjete nuk është domosdoshmëri.
Nga programi Arkitekturë dhe Dizajn Urban, studentët do të përgatitën që të jenë profesionistët e ardhshëm të kësaj fushe dhe të mund të japin kontributin e tyre në ndërmarrje të ndryshme private të projektimit arkitektural dhe urban, ndërtimit apo institucionet publike të nivelit qendrorë dhe në veçanti të atij lokal. Po ashtu, do të mund të punësohen si projektues apo konsulentë në projektet në Kosovë, si dhe në shtetet anëtare të BE-së. /Telegrafi/









































