LAJMI I FUNDIT:

Studentët e Akademisë Verore të UBT-së vizitojnë kompanitë VALA, IPKO, Rrota e Gjirafa

Studentët e Akademisë Verore të UBT-së vizitojnë kompanitë VALA, IPKO, Rrota e Gjirafa

Pjesëmarrësit e Akademisë Ndërkombëtare Verore, në kuadër të programit të SHKI-së, të enjten, kanë vizituar disa ndërmarrje publike dhe private, që kanë reputacion të lartë në Kosovë dhe që lidhen me fushën e studimit në SHKI.
Në këto vizita, pjesëmarrësit u njohën nga me punën ekipore në departamente të ndryshme, në “IPKO”, “VALA”, “Rrota” dhe “Gjirafa”.

Po ashtu, u njoftuan për ecurinë e punëve nga përfaqësuesit e kompanive përkatëse.
Në “VALA”, studentët kanë vizituar hapësirat e operimit dhe mirëmbajtjes së rrjetit mobil, hapësirat e centralit “VALA”, centralit të telefonisë fikse etj.

Në “IPKO”, studentët janë njoftuar me hapësirat “RAN”, pjesën e hapësirës “CORE”, hapësirën e monitorimit, pjesën e transportit etj.

Në “Gjirafa” dhe “Rrota” studentët janë njoftuar me projektet zhvilluese, në të cilat aktualisht janë duke punuar.
Gjatë kësaj vizite përfaqësuesit e ndërmarrjeve kanë shfaqur gatishmëri për bashkëpunime të mëtejmë. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar