LAJMI I FUNDIT:

Studentët akuzojnë ministrin Bytyqi për punësime partiake

Studentët akuzojnë ministrin Bytyqi për punësime partiake

Përfaqësues të universiteteve publike të Kosovës kanë zhvilluar një aksion para ministrisë së Arsimit, gjatë të cilit kanë thënë se ministri Shyqeri Bytyqi po punëson persona në baza partiake.

Milot Krasniqi, kryetar i Parlamentit Studentor të Universitetit të Prizrenit, ka thënë se gjendja në arsim po rëndohet çdo ditë e më shumë.

Sipas tij, për t’u pranuar në ndonjë konkurs të MASHT-it, duhet të kesh librezë të NISMA-s.

“Jemi dëshmitar të ndërhyrjeve politike që po bëhen nga ana e ministrit Bytyqi që nga punësimi i të afërmve të ministrit dhe të gruas të tij. Ne si studentë jemi të diskriminuar sepse është e kotë të konkurrosh në konkurset e shpallura nga MASHT-i”, ka thënë Krasniqi.

Ata kanë bërë thirrje që kryeministri Haradinaj të kërkojë përgjegjësi nga ministri Bytyqi dhe kanë thënë se nëse nuk merren masa, do të kërkojnë shkarkimin e ministrit. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori