LAJMI I FUNDIT:

Strukturat paralele vazhdojnë ta pengojnë Kosovën (Video)

Strukturat paralele vazhdojnë ta pengojnë Kosovën (Video)

Ndonëse po bëhen gati nëntë vjet qëkur u shpall pavarësia e Kosovës, Prishtina zyrtare ende nuk ka arritur ta shtrijë në tërësi autoritetin shtetëror në veri.

Funksionimi i strukturave paralele të themeluara nga Beogradi zyrtar që nga paslufta, si dhe tendenca e kundërshtimit nga ana e banorëve serbë të asaj pjese ndaj këtij autoriteti shtetëror, është pengesë e madhe që po i bëhet shtetit të Kosovës.


Elfije Boletini, gazetare, ka bërë të ditur për KosovaPress se strukturat paralele serbe i gjejmë jo vetëm në veri, por gjithandej Kosovës, madje edhe në Parlamentin dhe Qeverinë e Kosovës.

Ndërkaq, analisti nga veriu i Mitrovicës, Zhelko Tvërdishiq, tha se qytetarët në veri nuk i konsiderojnë si struktura paralele funksionimin e institucioneve të shëndetësisë, arsimit dhe të tjerave sipas sistemit të Republikës së Serbisë. Ai ka potencuar se për gjithçka që ndërlidhet me Kosovën, veçanërisht veriun, zgjidhjen duhet kërkuar në radhë të parë në Beograd. /KP/