LAJMI I FUNDIT:

Strugë, punëtorët e shkollës pa sigurim shëndetësor

Strugë, punëtorët e shkollës pa sigurim shëndetësor

Tani më pesë muaj të punësuarit në shkollën fillore “Josip Broz Tito” në Strugë janë pa sigurim shëndetësor. Si pasojë, të gjitha kontrollet mjekësore ata detyrohen t’i paguajnë privatisht. Një pjesë e punonjësve thonë se pas një procesi gjyqësor, në punë është kthyer ish drejtorja të cilës duhet t’i paguhen të gjitha detyrimet për dy vitet e gjysmë, aq sa ka zgjatur kontesti gjyqësor. Për situatën e këtillë, nga Këshilli i shkollës i kanë njoftuar të gjitha inspektoratet relevante dhe Ministrinë e arsimit, por se të gjithë kanë hedhur përgjegjësinë.

”Me shkrim janë njoftuar Ministria e arsimit, Inspektorati shtetëror i arsimit, inspektorati i punës, inspektorati administrativ ndërsa jemi drejtuar edhe tek policia. Deri më tani askush mori guximin që të na përgjigjet me arsyetimin se nuk janë kompetentë” tha Tanja Lazarovska, kryetare e Këshillit shkollor.


Punonjësit paralajmërojnë se hapi i radhës do të jetë organizimi i protestave dhe ngritja e padive.
”Çdo kontroll mjekësor, çdo operacion paguhet privatisht. E informuam edhe komisionin shtetëror për parandalimin e korrupsionit” – tha Toni Saveski, ish drejtor i shkollës, njofton Alsat-M.

Drejtorja aktuale e shkollës, Lidija Gogoska përmes telefonit deklaroi se po tenton që problemin ta tejkaloj në mënyrë institucionale. Edhe nga komuna e Strugës thonë se po punojnë për zgjidhjen e problemit që ka lindur si pasojë e përplasjeve mes vet drejtuesve të shkollës.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori