Shkolla fillore e muzikës në Strugë vazhdon të punojë ilegalisht pa mësues të punësuar dhe pa rroga, edhe pse Inspektorati i punës ka urdhëruar që ta zgjidhin problemin brenda 8 ditëve. 14 mësuesit shkojnë në punë, por ende nuk kanë marrë asnjë rrogë që nga viti 2021. Nga Ministria e Financave për “Alsat” njoftuan se ata veprojnë në përputhje me ligjin dhe në bazë të dispozitave ligjore Ministria njofton në bazë të kërkesës së shfrytëzuesit buxhetor nëse ai në buxhetin e tij ka siguruar mjete financiare për vendet e punës për të cilët ka bërë kërkesë.
Për këtë situatë ka reaguar inspektori i arsimit në pension, Gjorgi Ilievski. Ai fajëson komunën e Strugës dhe Ministrinë e Arsimit.
“Një mosrespektim i tillë nga kryetari Ramiz Merko është i papranueshëm që i diskriminon fëmijët. Është gjithashtu diskriminim ndaj prindërve. Po ashtu edhe cinizmi i madh i ministrit Jeton Shaqiri, i cili falënderoi mësimdhënësit që nuk paguheshin për 17 muaj. Është e vërtetë se mësuesit punojnë me dashuri, por të gjithë duhet të paguhen për punën e tyre. Më lejoni t’i përgjigjem Jeton Shaqirit me një pyetje. A punon ai një ditë pa para? Nuk punon”, deklaroi Gjorgi Ilievski- inspektor arsimor në pension.
Sipas njoftimeve punonjësit kanë dhënë afat deri në fund të shkurtit për ta zgjidhur statusin e tyre, në të kundërt nuk do të zhvillojnë më mësim.
“Është një lloj krimi edukativ, i cili është kryer dhe duhet zbardhur sa më parë, që duhet të jetë në interes të fëmijëve, jo të ketë manipulim…” tha Gjorgi Ilievski – inspektor arsimor në pension
Sot nga Inspektorati i arsimit nuk janë përgjigjur nëse kanë bërë inspektim. Javën e kaluar, Inspektorati i dha shkollës tetë ditë kohë afat për t’i punësuar të gjithë 14 mësuesit kurse për shkeljen e kryer shqiptoi gjobë./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Babai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati
Ministria e Brendshme paralajmëron se një pjesë e agjencive të pavarura e ekzekutive do të shuhen
KSHZ Maqedoni: Jemi gati për rivotimin e së mërkurës
Zeqiri reagon pas shkarkimit: “Puç” i përgatitur prej kohësh
Babai i Hashim Thaçit flet pas takimit me djalin në Hagë
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
Qëlloi me armë të bijën dhe më pas vrau veten, si ndodhi ngjarja e rëndë në Lushnjë
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare