Rap-artisti nga Shqipëria, Rigels Rajku - Noizy, në muajin gusht do të realizojë një mega-koncert në mes të Tiranës.

E në këtë do të jenë të ftuar një sërë emrash të njohur, si nga tregu vendor ashtu edhe nga ai ndërkombëtar.


I ftuar së fundmi në një intervistë për Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), artisti u pyet nëse do të jetë edhe Stresi.

Arkimed lushaj Foto: Screenshot/Instagram

Krijuesi i hitit “Na jena OTR” nuk ka dhënë një përgjigje të saktë, duke lënë të nënkuptohet që edhe mund të jetë.

Nga ana tjetër, Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) bëri një reagim në lidhje me këtë duke shtuar: “Sa do doja të isha”.

Të njëjtit kanë qenë mjaft të komentuar në këtë kohë për shkak të Cllevios, i cili nisi një sherr me Noizyn, e kishte prishur raportet me Stresin.

Sidoqoftë, dy këngëtarët i kanë dhënë fund armiqësisë së tyre pak vite më parë. /Telegrafi/