Nëse ekzistojnë predispozita për sëmundjen e mishit të dhëmbëve apo infeksionin e gavrës së gojës, vështirësitë mund të përkeqësohen nëse çdo ditë përjetojnë situata stresuese.
Mbase tingëllon e pabesueshme, aq më parë në kontekstin e listës gjithnjë e më të gjatë të sëmundjeve për të cilat shkaktar është stresi, por edhe shumë probleme stomatologjike të shkaktuara nga nervozizmi dhe stresi, transmeton Telegrafi.
Ekzistojnë disa probleme më të shpeshta me dhëmbët, për të cilat rrallë mendohet që kanë lidhje me gjendjen psikike të pacientit dhe në të vërtetë kanë lidhje gjithsesi:
Kërcëllitja e dhëmbëve
Më së shpeshti kërcëllitja ndodh pa vetëdije dhe gjatë gjumit. Nëse vëreni që dhëmbët gjithnjë e më shumë shkurtohen dhe bëhen “të tejdukshëm” në vende të caktuara, me siguri është e nevojshme goma apo folia me të cilat kërcëllitja do të pamundësohet.
Kafshoni pjesën e brendshme të faqes
Për disa njerëz kjo shprehi është e zhvilluar si mënyrë për ballafaqim me stresin. Akupunktura apo hipnoza janë tretmanë, të cilët mund të përdoren për eliminimin dhe pengimin e kësaj shprehie.
Gjakrrjedhja e mishit të dhëmbëve
Kjo me siguri është shenjë e sëmundjes së mishit të dhëmbëve (gingivitis apo periodontoza), e cila është e shkaktuar apo e përkeqësuar nga stresi. Infeksione të shpeshta orale (afte dhe fistula). Stresi gjithashtu mund të jetë shkaktar, sepse ia pamundëson trupit që të luftojë kundër infeksioneve. Këtu mund të ndihmojnë antibiotikët dhe shërimi i hollësishëm.
Dhembja në nyja të nofullave
Në disa raste nevojitet tretmani i nofullës, sikur splinti special apo botoksi, në mënyrë që muskuli të lirohet.
Problemi me kanalet në rrënjët e dhëmbëve
Këtu stresi gjithashtu është shkaktar, sepse ky problem shfaqet shpesh te njerëzit të cilët kërcëllijnë dhëmbët dhe të cilëve nervat e dhëmbëve u janë të ekspozuar. Pastrimi i kanaleve është i obligueshëm.
Era e keqe
Thartirat e stomakut mund të grumbullohen kur jeni vazhdimisht nën stres dhe çojnë deri te refluksi i cili shkakton erën e keqe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert