LAJMI I FUNDIT:

Stresi: Nuk guxon njeriu të publikojë foto me një shoqe, direkt ta bëjnë dashnore apo prostitutë

Stresi: Nuk guxon njeriu të publikojë foto me një shoqe, direkt ta bëjnë dashnore apo prostitutë
Foto: Stresi/Instagram

Reperi Arkimed Lushaj – Stresi ka reaguar me tone të ashpra në rrjete sociale ditën e sotme, pas komenteve të shumta që mori për një postim të tij të fundit në Instagram.

Ditën e djeshme, ai ndau me ndjekësit e tij në Instagram një video ku shfaqej me një vajzë, dhe kjo video shkaktoi spekulime të shumta mes ndjekësve të tij, të cilët aluduan se vajza në fjalë është e dashura e tij.

Këto komente dhe spekulime kanë bërë që Stresi të reagojë publikisht, duke shprehur indinjatën e tij për interpretimet e bëra rreth videos. Ai u shpreh: “Nuk guxon robi me postu video me një shoqe…”.


Me këtë deklaratë, reperi synoi të qartësojë se vajza në video është thjesht një shoqe dhe se postimi nuk kishte për qëllim të sugjerojë ndonjë lidhje romantike mes tyre.

Reagimi i Stresit tregon njëherazi frustrimin e tij me ndjekësit dhe ndoshta edhe presionin që figura publike si ai përjeton nga përballja me interpretime dhe spekulime të pabaza nga ana e publikut. /Telegrafi/

Foto: Stresi/InstaStory

Në trend Magazina

Më shumë
Demiral me dy gola, bashkëshortja e tij Heidi Lushtaku emocionohet dhe nuk i mban lotët në tribunat e ndeshjes

Demiral me dy gola, bashkëshortja e tij Heidi Lushtaku emocionohet dhe nuk i mban lotët në tribunat e ndeshjes

Magazina
Ndërron jetë babai i Neki Emras, kompozitori Fikrim Emra

Ndërron jetë babai i Neki Emras, kompozitori Fikrim Emra

Magazina
Butrint Imeri vazhdon festën e ditëlindjes së 28-të me plot bukuroshe në jaht

Butrint Imeri vazhdon festën e ditëlindjes së 28-të me plot bukuroshe në jaht

Magazina
Festa e 4 Korrikut, Alma Bektashi dhe ambasadori Hovenier këndojnë bashkë himnin e SHBA-së

Festa e 4 Korrikut, Alma Bektashi dhe ambasadori Hovenier këndojnë bashkë himnin e SHBA-së

Magazina
“Shoqëria u ndje e tradhtuar” - Heidi Baci tregon se çfarë i ndodhi pasi përkrahu Shqipërinë në Euro 2024, e jo Italinë

“Shoqëria u ndje e tradhtuar” - Heidi Baci tregon se çfarë i ndodhi pasi përkrahu Shqipërinë në Euro 2024, e jo Italinë

Magazina
Xhuli pozon e afërt në krahët e Amir Rrahmanit?

Xhuli pozon e afërt në krahët e Amir Rrahmanit?

Magazina
Kalo në kategori