LAJMI I FUNDIT:

Stratford: Vazhdon zgjerimi i ndikimit të Rusisë në Ballkan

Stratford: Vazhdon zgjerimi i ndikimit të Rusisë në Ballkan

Instituti Stratford ka publikuar një parashikim për Ballkanin për ndikimin e Rusisë dhe thekson se ndikimi i këtij shteti vazhdon të zgjerohet në rajonet më të paqëndrueshme të Ballkanit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Parashikimi thekson se rajone të këtilla janë Serbia, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia, ndërkaq parashihet se Rusia do të vazhdojë t’i shfrytëzojë ndasitë në Ballkan që ”paraqesin skenë për garë të shumë fuqive botërore”.


Sipas Stratford, Kremlini do të nxitë një varg krizash të cilat Perëndimi nuk do të mund që t’i qetësojë. Ndikimi rus është rritur në Serbi, sidomos me bashkëpunimin ushtarak, ku Rusia do t’i jep Serbisë aeroplanë ushtarak dhe automjete ushtarake dhe tankse.

Në lidhje me Maqedoninë, Stratford shkruan se edhe ky vend është në shënjestër të fushatës ruse të dezinformimit. Stratford gjithashtu shkruan se më shumë maqedonas do të kërkonin ndihmë nga Rusia fillimisht, se sa nga perëndimi.

Megjithatë, në Ballkan ka edhe vende ku sipas Stratford, ndikimi rus nuk arrinë dot, Ndër këto vende janë Kroacia dhe Shqipëria, vende anëtare të NATO-s./Telegrafi/