Strategjia e pazakontë për parandalimin e coronavirusit e Suedisë nuk ka rezultuar në përfitime të konsiderueshme ekonomike, tregojnë të dhënat, dhe përkundrazi e ka lënë vendin me një shpërthim shumë më vdekjeprurës sesa fqinjët e saj Nordikë.
Sipas Business Insider, përcjell Telegrafi, Suedia asnjëherë nuk bëri një bllokim zyrtar në përgjigje të pandemisë. Në vend të kësaj, modeli ndaj coronavirusit i vendit është mbështetur në përgjegjësinë personale dhe inkurajon qytetarët të qëndrojnë në shtëpi kur janë të sëmurë dhe të ruajnë distancën sociale kur janë në publik.
Shumica e bizneseve, restorantet, baret dhe shkollat kanë mbetur të hapura, megjithëse tubimet e më shumë se 50 njerëzve u ndaluan në fund të marsit.
Dhe kryeministri suedez Stefan Lofven mbrojti politikën si “sens të përbashkët” që i dha mundësinë vendit të ruajë status quo-në.
Por strategjia jokonvencionale është përballur me disa reagime nga ekspertët, të cilët kanë thënë që politika “ndoshta nuk ka qenë më e zgjuar në çdo aspekt”.
Jacob Kirkegaard, një bashkëpunëtor i lartë në “Peterson Institute for International Economics” në Uashington, i tha New York Times në një artikull këtë javë se edhe pse industritë mbetën kryesisht të hapura dhe të pandryshuara, Suedia nuk panë përfitime të konsiderueshme ekonomike.
“Ata fjalë për fjalë nuk fituan asgjë”, tha Kirkegaard. “Është një plagë e vetë-shkaktuar dhe ata nuk kanë përfitime ekonomike”.
Ndërkaq sipas Reuters, banka qendrore e Suedisë këtë muaj parashikon që Bruto Prodhimi Vendor – do të tkurret me 4.5% këtë vit, në kundërshtim me një parashikim të mëparshëm se do të rritet me 1.3%.
Times shtoi se shkalla e papunësisë në Suedi u rrit nga 7.1% në mars, në 9% në maj.
Që nga 8 qershori, Suedia kishte raportuar më shumë se 73,000 infeksione me coronavirus dhe më shumë se 5.400 vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins – më i lartë se të gjitha vendet e tjera Nordike, të kombinuara.
Shkalla e vdekshmërisë nga coronavirusi në Suedi, gjithashtu ka qenë ndër më të lartat në botë.
Madje, sipas shifrave nga Our World In Data, një publikim hulumtues në internet, i bazuar në Universitetin e Oksfordit, Suedia ka konfirmuar më shumë vdekje për milion njerëz sesa SHBA, Brazili, India dhe Rusia.
Në këtë drejtim, siç shkruan më tej Business Insider, disa zyrtarë suedezë i kanë kërkuar vendit të rishqyrtojë strategjinë e saj në raport me coronavirusin.
Vetëm në prill, më shumë se 2,000 shkencëtarë suedezë nënshkruan një letra të hapura duke i kërkuar vendit të rishikojë një bllokim.
Ndërsa ish-epidemiologia shtetërore e Suedisë, Annika Linde, i tha gazetës lokale Dagens Nyheter në maj se ajo besonte se vendi “duhet të kishte vendosur kufizime dukshëm më të ashpra që nga fillimi”.
“Ne duhet ta dinim se sa të përgatitur ishim në kujdesin shëndetësor, dhe kujdesin për të moshuarit”, i tha Linde gazetës. “Një mbyllje mund të na kishte dhënë një shans për t’u përgatitur, t’i mendojmë gjërat dhe të ngadalësojë rrënjësisht përhapjen e infeksionit”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi