LAJMI I FUNDIT:

Strategjia e qeverisë shqiptare për zhvillimin e agroturizmit, synohet rritja e certifikimeve dhe e cilësisë

Strategjia e qeverisë shqiptare për zhvillimin e agroturizmit, synohet rritja e certifikimeve dhe e cilësisë

Qeveria shqiptare synon që deri në vitin 2027 të rrisë peshën dhe ndikimin që sektori i agroturizmit ka në tërësi në ekonomi por sidomos në zonat rurale ku zhvillohet.

Një strategji e nxjerrë për konsultim nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nën emërtimin “Strategjia Kombëtare e Zhvillimit të Agroturizmit në Shqipëri” parashikon një sërë masash dhe prioritetesh.


Por ajo që vështirëson të pasurit të një panorame të qartë mbi atë ku do të arrihet, sikurse pranohet dhe në dokument, është faza nga ku po nisemi ku statistikat që lidhen me agroturizmin janë bazike.

Gjithsesi në dokument është bërë një parashikim mbi ndikimin e strategjisë ku thuhet se deri në vitin 2027 parashikohen të jenë 100 agroturizme të certifikuar dhe pesha e tyre ekonomike të jetë rritur.

“Në lidhje me ndikimin e strategjisë mund të parashikojmë sa më poshtë: Për fat të keq, në terma ekonomikë, siç deklarohet në këtë dokument, ka mungesë të të dhënave të agreguara dhe zyrtare për të llogaritur saktë ndikimin në aspektin e xhirove të agroturizmit dhe në ekonominë kombëtare. Sidoqoftë, në bazë të studimeve të marra në konsideratë në strategji, duke presupozuar se xhiroja e një subjekti të agroturizmit është rreth 142,000 euro në vit dhe krahasuar me objektivin e pasjes së 100 subjekteve të certifikuara të agroturizmit deri në vitin 2027, ne mund të parashikojmë se do të kemi një ndikim në vlerën 14,2 milionë euro, krahasuar me 3,55 milionë euro në vit për 25 subjektet aktuale të certifikuara të agroturizmit”, thuhet në dokument.

Por cilat janë në fakt objektivat që ka në thelb strategjia e publikuar së fundmi. Së pari rritja e numrit të agroturizmeve të certifikuara. Kjo synohet të arrihet përmes një kuadri ligjor të përmirësuar që siç citohet në dokument “shpeshherë kuadri ligjor aktual përbën pengesë ndaj numrit në rritje të fermave agroturistike, si dhe kufizon qëllimet që lidhen drejtpërsëdrejti me zhvillimin e këtij sektori”.

Së dyti synohet përmirësimi i cilësisë. “Objektivi i përfitimit të një klientele ndërkombëtare dhe vendosja në një pozitë konkurruese në sferën e turizmit kërkon arritjen e disa standardeve minimale specifike për agroturizmet e certifikuara. Në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me atë të Turizmit, do të përgatitet një udhëzues për standardet minimale që do të zbatohen për sektorin e ushqimit dhe veprimtarive pritëse, për të ofruar mbështetje të qartë dhe të menjëhershme për bizneset, si dhe për standardet e kërkuara nga aktorët ndërkombëtarë në fushën e turizmit”.

Së treti rritja e aksesit në dixhitalizim. “Agroturizmi si një praktikë e mirë për rritjen e aksesit në dixhitalizim: sektori i turizmit kërkon një kapacitet të lartë për të shfrytëzuar potencialin e rrjeteve sociale dhe të mjeteve dixhitale. Gjithnjë e më shumë, përdoruesit po kërkojnë një përvojë gjithëpërfshirëse që mund të ndahet me të tjerët, duke shumëfishuar kështu marketingun e territorit” thuhet në strategji.

Një tjetër objektiv është lehtësimi i bashkëpunimit ndërmjet sipërmarrësve dhe aktorëve të tjerë në sektorët e bujqësisë dhe turizmit. “Të gjitha veprimtaritë pritëse mund të përfitojnë nga përvojat atraktive agroturistike, të ofruara turizmi i verës dhe ai kulinar në zonat rurale. Prandaj, është e rëndësishme që të krijohet një model bashkëpunimi ndërmjet turizmit rural dhe tradicional, edhe përmes mjeteve dixhitale” përcakton strategjia.

Ruajtja e kapitalit vendas dhe njerëzor përmes zhvillimit të qëndrueshëm ëhstë një tjetër objektiv.

“Në mënyrë që të shmanget humbja e kapitalit njerëzor, biodiversitetit dhe traditës, veçanërisht në zonat e disavantazhuara dhe të marxhinalizuara, duhet mundësuar zhvillimi shumëfunksional dhe i qëndrueshëm i fermave, duke inkurajuar përfshirjen e të rinjve dhe grave”

Nën këtë objektiv strategjia parashikon një sërë elementesh të tillë lehtësimi i vazhdimësisë së punës së fermerëve në zonat e disavantazhuara, përfshirja e grave dhe të rinjve zhvillimi i qëndrueshëm, përforcimi i karakterit unik të prodhimeve bujqësore shqiptare.

Agroturizmi nisi të rregullohej me kuadër ligjor vetëm pak vite më parë dhe sipas strategjisë referuar Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, numri i strukturave të certifikuara të agroturizmit është 25 dhe 31 janë në proces certifikimi paraprak. Madhësia mesatare e një agroturizmi për nga pikëpamja e sipërfaqes së tokës është 10ha, ndërkohë që kjo mesatare është 1,2ha për fermat bujqësore në Shqipëri. Tipologjia dominuese mes subjekteve të agroturizmit shqiptar është ajo e fermave që kryejnë edhe veprimtari shërbimi (turizëm), si p.sh. akomodim, veprimtari rekreative dhe shërbime të ushqimit dhe pijeve. Një agroturizëm ka mesatarisht 6 dhoma për akomodim dhe 23 tavolina restoranti.

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori