Një aksident i frikshëm ka ndodhur sot në Unazën e Madhe, në afërsi të Farkës, ku janë përplasur dhe më pas përmbysur një mjet i tonazhit të rëndë, një karrotrec dhe fadroma që ky i fundit po transportonte.

Në aksident lëndimet trupore ka marrë një person i cili po merr mjekim dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.


Si pasojë e aksidentit, për disa minuta është bllokuar qarkullimi në këtë aks në kryeqytet. /Tch/