LAJMI I FUNDIT:

Strategjia e Qeverisë së RM-së për integrimin e migrantëve nxit reagime në zonat kufitare (Video)

Strategjia e Qeverisë së RM-së për integrimin e migrantëve nxit reagime në zonat kufitare (Video)

Strategjia e Qeverisë së Maqedonisë për integrimin e migrantëve dhe të huajve për periudhën 2017-2027, ka nxitur reagime të shumta, para se gjithash në rajonet kufitare me Greqinë, prej nga edhe ishte regjistruar dyndja më e madhe e migrantëve në tri vitet e fundit, shkruan REL.

Drejtuesit e dy komunave të Dojranit dhe Negotinës, në pjesën jugore të vendit pretendojnë se strategjia e Qeverisë parashikon ndërtimeve e objekteve të banimit për migrantët në rast se mbeten në territoret e komunave të tyre, si dhe atyre tu sigurohen kushte të njëjta me banorët lokalë. Ata madje pretendojnë se strategjia parasheh dhe edhe pajisjen e tyre me dokumente personale, e deri me dokumentin e shtetësisë, nëse në një periudhë më të gjatë kohore mbeten në territorin e Maqedonisë.


“Një numër i vogël prej 500 migrantëve, nëse do të vendoseshin në Komunën tonë, Dojran kjo do të thotë ndryshimin e strukturës demografike, madje prej 20 për qind. Nëse atyre detyrohemi t’i japim edhe shtetësi, kjo do të ishte problem edhe më i madh në funksionimin e pushtetit lokal”, thotë kryetari i Komunës së Dojranit, Borçe Stamov.

Vërejtjet ai i ka prezantuar në punimet e një komisioni parlamentar të iniciuar nga OBRM-ja opozitare që ka hapur çështjen e strategjisë, e në të cilën nuk kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Qeverisë.

Kryetari i Komunës së Negotinës, Vanço Apostolov, i cili ishte i pranishëm në këtë seancë, i ka bërë thirrje Qeverisë që të heqë dorë nga strategjia, në të kundërtën ka paralajmëruar organizimin e një referendumi për kundërshtimin e strategjisë.

“Ne si Maqedoni, si shtet në zhvillim e sipër nuk duhet të lejojmë një gjë të tillë. I bëjmë thirrje deputetëve, Qeverisë dhe të gjitha institucioneve tjera që edhe njëherë ta shqyrtojnë këtë vendim, apo t’i pyes qytetarët se çfarë mendojnë për këtë problem të ndjeshëm. Nëse nuk merren parasysh vërejtjet tonë, unë mendoj seriozisht që të organizoj edhe referendum, në të cilin qytetarët do të deklaroheshin se a pranojnë apo jo një strategji të tillë”, thotë kryetari i Komunës së Negotinës, Vanço Apostolov.

Por, nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale përmes një komunikate me shkrim kanë hedhur poshtë pretendimet e kryetarëve të komunave, por edhe të opozitës në përgjithësi, duke njoftuar se “në Maqedoni nuk do të ndërtohet banesa dhe kampe për migrantët si dhe nuk do të jepen shtetësi për ta, e as masa tjera në drejtim të akomodimit të tyre të përhershëm në vend”.

Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale thonë se Maqedonia është vetëm se shtet transit për të huajt dhe migrantët, si në të kaluarën, por edhe në krizën e migrantëve në vitet 2015-2016.

“Si shtyre drejt destinacionit final, në përputhje me standardet e ratifikuara ndërkombëtare për të drejtat e migrantëve. Strategjia e tanishme nuk është asgjë tjetër pos vazhdim i strategjisë për periudhën e viteve 2009-2015”, thuhet në reagim.

Organet e sigurisë thonë se strategjitë janë të obligueshme për shtetet e prekura nga vala e migrantëve apo probleme tjera.

“Dallimet e mëdha kulturore paraqesin sfida të mëdha për shtetet të cilat po tentojnë t’i integrojnë migrantët. Kjo është njëra çështje, ndërsa tjetra ka të bëjë me rezistencën e vet migrantëve për integrimin e tyre në shtet. Kemi informacione të verifikuara se një përqindje e madhe e migrantëve janë orientuar nga krimi i organizuar dhe me lidhjet e tyre me rrjete tjera kriminale”, thotë Zoran Ivanov, drejtor i Agjencisë së Zbulimit.

Në Maqedoni aktualisht ka një dy pika për pranimin e refugjatëve por numri e personave në to është simbolik.

Valën më të madhe të migrantëve, Maqedonia e përjetoi para dy vjetësh, kur dhjetëra mijëra migrantë nga Siria, Afganistani, Irani dhe vende tjera aziatike hynë në Maqedoni. Në disa raste, pati edhe incidente për shkak të mbylljes së kufijve, ndërsa janë regjistruar edhe vdekje të migrantëve në aksidente të ndryshme gjatë rrugëtimit të tyre drejt Serbisë, shtetit të radhës drejt destinacionit final, shtetet e Bashkimit Evropian. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

Kronika e Zezë
Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush

Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush

Lajme
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori