LAJMI I FUNDIT:

Strategjia e Bekim Brestovcit për diasporën

Strategjia e Bekim Brestovcit për diasporën

Pas çerekshekulli qëndrimi në diasporë, atje ku krijoi një nga fuqitë më të mëdha biznesore, Bekim Brestovci tashmë është kthyer në Kosovë, por për diasporën.

“Diaspora nuk është vetëm një temë për mua, por është një kauzë e imja në rrugëtimin tim politik”, thotë Brestovci.


Se për diasporën ka vizion, dëshmohet edhe fakti që Brestovci u pozicionua kundër vendeve të rezervuara në Kuvend, por pro që pjesëtarët të diasporës të futen përmes listave të subjekteve politike, në jetën vendimmarrëse të Kosovës.

Dhe këtë Brestovci e ka bërë qysh në zgjedhjet e kaluara, teksa tani politika e tij, vihet në pah që ka gjetur përkrahje jo vetëm tek Nisma Socialdemokrate, por tek të gjitha partitë politike në vend.

Madje Brestovci porositë diasporën që të mos e sheh vetën vetëm si fuqi monetare dhe elektorale, por të fokusohet për të nxjerr përfaqësuesit e saj, të cilët do ta përfaqësojnë interesin e mërgatës.

“Përcaktimi i votës së diasporës të mos jetë për partitë politike, por përcaktimi të jetë për kandidatë nga diaspora të cilët tani fatmirësisht po garojnë në listat e partive politike. Në listën e Nismës Socialdemokrate, tani janë pesë garues nga diaspora, dhe paramendojeni nëse diaspora e koncentron votën e vet, dhe i voton këta pesë kandidatë, atëherë të jeni të bindur se diaspora do t’i ketë pesë deputet vetëm nga Nisma Socialdemokrate dhe kështu mund të veprohet edhe në partitë tjera”, tha kandidati i Nismës Socialdemokrate, Bekim Brestovci.

Brestovci thotë se votën e diasporës do ta kërkojnë me shumë arsye, duke paraqitur planin me projekte konkrete për ta ofruar më shumë diasporën me vendlindjen e tyre.

Duke filluar nga lehtësimi i votës së diasporës, angazhimi për ruajtjen e kulturës dhe gjuhës shqipe, krijimin e kartelave për pjesëtarët e diasporës. Pastaj në fushën e biznesit, ndërlidhjen e biznesit me tregun e Kosovës, krijimin e mundësive për investime të cilat do t’i shërbenin ekonomisë, janë vetëm disa prej pikave  ku do të fokusohet e gjithë energjia e Bekim Brestovcit.

Andaj, këto janë edhe arsyet, pse Bekim Brestovci po kërkon votën dhe në listën e Nismës Socialdemokrate po garon me numër 11.

Vota për Brestovcin, është votë për njërin nga pjesëtarët e diasporës, që është kthyer në vendlindje, për të kontribuar dhe për tu angazhuar për një jetë më të mirë, dhe një përafrim të shqiptarëve me vendlindjen e tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori