LAJMI I FUNDIT:

Stoltenberg pret një marrëveshje të NATO-s për të ndihmuar Ukrainën

Stoltenberg pret një marrëveshje të NATO-s për të ndihmuar Ukrainën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se pret që aleatët të bien dakord për një program shumëvjeçar për të ndihmuar Ukrainën të përmbushë standardet e aleancës në takimin e ardhshëm në Vilnius.

“Unë pres që ne të biem dakord për një program shumëvjeçar në të cilin do të punojmë për të ndihmuar Ukrainën në kalimin nga standardet, doktrinat dhe pajisjet e epokës sovjetike në ato të NATO-s, dhe që ai vend të bëhet plotësisht i ndërveprueshëm me Aleancën”, tha Stoltenberg në një fjalim përmes video-lidhjes në Samitin Demokratik të Kopenhagës, transmeton Telegrafi.


“Kështu, ne do të ndihmojmë Ukrainën drejt anëtarësimit në NATO”, shtoi norvegjezi.

Aleatët e NATO-s do të mblidhen më 11 dhe 12 qershor për një samit në Vilnius.

Britania e Madhe do të dërgojë dronë në Ukrainë me një rreze veprimi prej mbi 200 kilometra
Lexo po ashtu Britania e Madhe do të dërgojë dronë në Ukrainë me një rreze veprimi prej mbi 200 kilometra

Ukraina po synon anëtarësimin në NATO, duke marrë armë të avancuara nga aleatët perëndimorë për të luftuar një pushtim rus.

Stoltenberg tha gjithashtu se planifikon të largohet nga posti i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, kur mandati i tij të përfundojë në tetor.

“E kam bërë të qartë se nuk kam asnjë plan tjetër përveçse të largohem këtë vjeshtë. Do të jem jashtë pothuajse dy herë më shumë se sa ishte planifikuar fillimisht. Dhe kjo është gjithçka që duhet të them për këtë. Jam plotësisht i fokusuar në atë detyrë deri në fund të mandatit tim në tetor”, shtoi Stoltenberg. /Telegrafi/