LAJMI I FUNDIT:

Stoltenberg pas bisedës telefonike me Hotin: Mirëpres progresin në dialogun Prishtinë-Beograd

Stoltenberg pas bisedës telefonike me Hotin: Mirëpres progresin në dialogun Prishtinë-Beograd

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është deklaruar pas bisedës telefonike që ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin.

Stoltenberg përmes një postimi në Twitter ka thënë se e mirëpret progresin në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.


“Bisedova me Avdullah Hotin rreth rëndësisë së ruajtjes së sigurisë nga NATO dhe KFOR dhe luftimin e COVID-19 në Kosovë. Mirëpres progresin në procesin e dialogut të sponsorizuar nga BE në mes të Prishtinës dhe Beogradit si mënyra e vetmja për arritjen e zgjidhjes politike afatgjate”, është shprehur ai në profilin e tij në Twitter.

Ndërkaq, më herët kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se e ka falënderuar Jens Stoltenberg për angazhimin e KFOR-it për paqen, sigurinë, si dhe ndihmën në menaxhimin e pandemisë COVID-19 në Kosovë.

Hoti bisedë telefonike me Jens Stoltenberg, Kosova e përkushtuar për integrimet euroatlantike
Lexo po ashtu Hoti bisedë telefonike me Jens Stoltenberg, Kosova e përkushtuar për integrimet euroatlantike

Hoti ka pohuar se Republika e Kosovës është e përkushtuar ta ndërtojë të ardhmen e saj euroatlantike dhe të bëhet sa më parë pjesë e NATO-s dhe e institucioneve të tjera ndërkombëtare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori