LAJMI I FUNDIT:

Stoltenberg: Palët t’i ndalojnë veprimet që nxisin tensionimin e situatës

Stoltenberg: Palët t’i ndalojnë veprimet që nxisin tensionimin e situatës

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veri-Atlantike, Jens Stoltenberg në një deklaratë për media para samitit të liderëve të Bashkimit Evropian tha se NATO përkrah fuqishëm angazhimin diplomatik të BE-së në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Stoltenberg tha se situata në Kosovë demonstron rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet NATO-s dhe BE-së.


“NATO përkrah fuqishëm angazhimin e BE-së në dialog me prezencën tonë në terren me KFOR-in. Kemi rritur prezencën tonë atje dhe u kemi bërë thirrje palëve të shtensionojnë situatë…”, tha ndër të tjera Stoltenberg, duke kërkuar po ashtu t’i ndalin veprimet që nxisin tensionim.

Ndryshe, sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veri-Atlantike, Jens Stoltenberg, edhe të mërkurën në takimin me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas u bëri thirrje Kosovës e Serbisë që të shtensionojnë situatën në veri dhe të kthehen në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. /Telegrafi/