Sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka thënë se Ukraina e meriton të jetë pjesë e aleancës më të fuqishme ushtarake në botë.
Duke folur së bashku me presidentin Volodymyr Zelensky në Kiev, Stoltenberg pohoi, “më lejoni të jem i qartë se Ukraina e meriton të jetë në familjen euroatlantike”.
“Vendi i merituar i Ukrainës është në NATO. Dhe me kalimin e kohës, mbështetja jonë do t’ju ndihmojë ta bëni këtë të mundur”, pohoi ai.
Shefi i aleancës euro-atlantike premtoi mbështetje të vazhdueshme ushtarake për Ukrainën, duke thënë se deri më tani aleatët e NATO-s kanë stërvitur dhjetëra mijëra trupa ukrainase dhe kanë ofruar 65 miliardë euro ndihmë ushtarake, raporton skynews.
An honour to be back in Kyiv & meet with President @ZelenskyyUa. #Ukraine's rightful place is in #NATO, and over time our support will help to make this possible. We stand by you today & for the long haul. pic.twitter.com/0vlKZNVY0F
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) April 20, 2023
“NATO qëndron me ju sot, nesër dhe për aq kohë sa duhet”, tha norvegjezi përpara se të ftonte liderin ukrainas në samitin e NATO-s, i cili do të mbahet në muajin korrik në Vilnius, Lituani.
“Ne nuk e dimë se kur do të përfundojë kjo luftë, por ne e dimë se agresioni rus është një model toksik që duhet të ndalet. Kështu që ne duhet të vazhdojmë t’i armatosim forcat ushtarake të Ukrainës”, pohoi ai.
Ndryshe, Sekretari i Përgjithshëm vizitoi Buchan dhe kreu homazhe për viktimat e mizorive ruse. Ai vendosi gjithashtu një kurorë me lule në Murin e Kujtimit të të rënëve për Ukrainën, duke nderuar të gjithë ata që kanë humbur jetë ose kanë pësuar plagë në mbrojtje të atdheut të tyre.
Kjo ishte vizita e parë në kryeqytetin ukrainas që kur Moska filloi pushtimin në muajin shkurt të vitit 2022. Edhe pse Ukraina nuk është anëtare e aleancës, blloku ka luajtur një rol kritik në mbështetjen e Kievit, dhurimin e ndihmës ushtarake dhe pritjen e refugjatëve gjatë gjithë konfliktit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDemografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë
Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore