LAJMI I FUNDIT:

Stoltenberg: NATO ndërmjetëson bisedimet për t’i parandaluar incidentet e reja mes Greqisë dhe Turqisë

Stoltenberg: NATO ndërmjetëson bisedimet për t’i parandaluar incidentet e reja mes Greqisë dhe Turqisë
NATO Secretary General Jens Stoltenberg speaks during a media conference at NATO headquarters in Brussels, Monday, April 1, 2019. NATO foreign ministers mark in Washington on Thursday the 70th anniversary of the world's biggest security alliance amid heightened tensions with Russia and years of military stalemate in Afghanistan. (AP Photo/Virginia Mayo)

Greqia dhe Turqia kanë rënë dakord rreth negociatave teknike në NATO “për të parandaluar incidente të reja në Mesdheun lindor”, tha sot Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.

Në ditët e fundit, Ankaraja dhe Athina kanë matur forcat në zonë, duke rritur tensionet, ndërsa një numër incidentesh ngritën shqetësime në lidhje me zhvillimin e krizës.

Të dy vendet kanë mosmarrëveshje për ndarjen e rezervave të gazit nënujor të zbuluara në vitet e fundit, transmeton Telegrafi.


“Pas bisedimeve të mia me udhëheqësit grekë dhe turq, të dy aleatët ranë dakord mbi negociatat teknike në NATO për të përcaktuar mekanizmat ushtarake të qetësimit dhe për të zvogëluar rrezikun e incidenteve në Mesdheun lindor,” shkroi Stoltenberg në Twitter.

“Greqia dhe Turqia janë aleatë të vlefshëm dhe NATO është një platformë e rëndësishme e konsultimeve për të gjitha çështjet në lidhje me sigurinë e përbashkët”, shtoi ai.

Të Mërkurën, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Mike Pompeo kërkoi që Athina dhe Ankaraja “të ulin tensionet” dhe të ndalojnë përshkallëzimin në Mesdheun lindor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Kalo në kategori