Për këtë verë, zgjedhjet e stilistëve për stoli variojnë nga stili sportiv, e deri tek ai më elegant.

Dolce & Gabbana i kushton vëmendje formave rrethore dhe të plota, me vathë në formë të rrumbullakët, me dekorime të shumta dhe varëse në formën e monedhave, për tu kombinuar me veshjet e thjeshta, jo të rënduara.


dolcehbz accessories jewelry trends promo1 xln

Kee Emma - Marni luan me format dhe kompozimet. Varëset që propozon janë të përbëra nga objekte të vogla të prodhuar në përmasa tredimensionale, të cilët shndërrohen në dekor për aksesorë të shumtë.

Më sportiv ngelet Fay, i cili sugjeron byzylykë shumëngjyrësh dhe ora teknologjike të lidhura me modën e viteve ’90.

faybracelets trend 2014

Nëse do të jeni më klasikë, Munnu sugjeron byzylykun në ar 18 karatësh, por ju mund të përdorni edhe vathët gjithmonë shumëngjyrësh të Ippolita.

munuuuodule 09 Image left v01

Unaza me gurë e krijuar nga Marie Hélène De Taillac, shkon së tepërmi me aksesorët e Olivia Collings.

marielivia collings antique jewelry yellow gold lacy chain necklace with coral pendant product 1 13600693 042393023 large flex

/Noa/Telegrafi/