LAJMI I FUNDIT:

Stojkoski: Maqedonia ka grurë cilësor por nuk mjafton, ndaj patjetër kemi nevojë për import

Stojkoski: Maqedonia ka grurë cilësor por nuk mjafton, ndaj patjetër kemi nevojë për import

Rendimentet e grurit dhe elbit janë të kënaqshme, por nuk do të mjaftojnë që të ushqehemi gjatë gjithë vitit, ka paralajmëruar njeriu i parë i Asociacionit të Bujqve, Petar Stojkoski, duke i bërë thirrje Qeverisë që t`i rrisë subvencionet për mbjelljet e vjeshtës për shkak të rritjes së repromaterialeve për prodhim.

“Nuk duhej të shërbente si shembull lufta në Ukrainë, që të mos importojmë prodhime të drithit nga Rusia dhe Ukrainë e as plehra artificiale”, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Kryetari i Asociacionit të Bujqve, Petar Stojkoski.

Por, në një periudhë të pasigurtë të luftës në Ukrainë dhe mungesës së drithit, a duhet qytetarët të druajnë se do të mbeten të uritur këtë vit?

“Ajo që na është dhënë si sasi për t`u ushqyer, mund të them se edhe kushtet klimatike, por edhe Zoti na ndihmoi neve si bujq. Kjo do të thotë se kemi grurë dhe elb cilësor dhe rendimentet do të jenë në nivel të kënaqshëm. Por, pa marrë parasysh këtë ne nuk kemi sasi të mjaftueshme që të ushqehemi gjatë gjithë vitit. Edhe këtë vit do të varemi nga importi i grurit. Atë që Qeveria e siguron si subvencione shtesë, duhet ta shfrytëzojmë dhe t`i rrisim sipërfaqet me drithëra, por duke marrë parasysh se nafta dhe repromaterialet tjera janë me çmime më të larta, kjo do të thotë se as stimulimi shtesë nuk do të mjaftojë për mbjelljet e së vjeshtës”, u shpreh Petar Stojkoski.

Sipas Stojkovskit, RMV-ja ka ditë të mjaftueshme me diell dhe mjaft tokë, ku nëse prodhojmë sipas planeve, ka kushte që të arrihet te zgjidhja për të pasur tërësisht ushqimin tonë.

Kjo, sipas Stojkoskit, nuk mund të arrihet brenda 24 orëve.

Nga Asociacioni i bujqve, kërkojnë mjete shtesë subvencionesh për shkak se siç thonë, çmimet e repromaterialeve dukshëm janë rritur.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori