LAJMI I FUNDIT:

Stojanoviq: Krerët e Listës Serbe i shmangin gazetarët, sepse përgjigjet e tyre do të ishin qesharake

Stojanoviq: Krerët e Listës Serbe i shmangin gazetarët, sepse përgjigjet e tyre do të ishin qesharake

Deklarata e ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës Xhelal Sveçla se, “veriu i Kosovës ka qenë ‘El Dorado’ për kriminelët” ka hasur në reagime dhe dënime të ashpra nga Lista Serbe, partnere në Qeverinë e Kosovës. Gjatë të enjtes (më 11 gusht) në adresat e mediave kanë mbërritur njoftime dhe reagime të shumta, ku të njëjtin komunikatë e kanë dërguar edhe dy kryetare komunash.

Ish-anëtari i Listës Serbe, Branimir Stojanoviq, thotë se zyrtarët e kësaj partie dërgojnë njoftime dhe u shmangen gazetarëve, sepse përgjigjet e tyre mund të jenë qesharake.


Të enjten, të dhjetë kryetarët e komunave me shumicë serbe, si me “urdhër partie”, u lajmëruan me komunikata dhe dënuan deklaratën e Xhelal Sveçlës.

Duke dashur me atë që bëjnë t’i dhënë mbështetje, Milan Radoiçiqit, nënkryetarit të Listës Serbe, të cilin Sveçla e karakterizoi si kriminel të mbështetur nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, dy kryetare të komunave – Ljiljana Shubariq – kryetare e Graçanicës dhe Katarina Ristiq – Iliq kryetare e Ranilllugut, dërguan komunikatë identike.

Pas publikimit të këtij fakti në media dhe në rrjetet sociale, si dhe reagimeve të shumta, erdhi korrigjimi i dërguar në adresat e redaksive nga kryetarja e Ranillugut, Katarina Ristiq -Iliq, me një kërkim falje, duke theksuar se bëhej fjalë për “gabim teknik”, transmeton Telegrafi.

Është bërë një praktikë që përfaqësuesit serbë në institucionet e Kosovës, kur duan t’i drejtohen opinionit, të dërgojnë vetëm komunikata për media, duke iu shmangur kontakteve të drejtpërdrejta me mediat.

Branimir Stojanoviq, ish-zëvendëskryeministër i Kosovës dhe ish-anëtar i Listës Serbe, thotë për RTV Kim se përfaqësuesit aktualë politikë serbë në Kosovë “po aktrojnë përfaqësuesit e serbëve”.

Siç thekson ai, ata shmangin përgjigjen e drejtpërdrejtë të pyetjeve të gazetarëve “sepse mund të thonë diçka që nuk do të kishte kuptim”, gjë që, sipas tij, mund të rrezikojë pozitën e tyre.

“Prandaj këta njerëz ikin nga gazetarët, ikin nga pyetjet, sepse përgjigjet, siç e kemi parë, shumë shpesh mund të jenë qesharake dhe të rastësishme. Kjo praktikë e ikjes nga çfarëdo përgjigje për çfarëdo pyetje, madje edhe për këtë, është diçka që nuk është e djeshme, por fatkeqësisht po përjeton disa metamorfoza dhe po zhvillohet në formën e metastazës, kështu që sëmundja e simulimit të përfaqësuesve serbë po merr formë gjithnjë e më të keqe keq”, thotë Branimir Stojanoviq.

Ish-ministri i Punës në Qeverinë e Kosovës dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nenad Rashiq, deklaron se nuk e di qëllimin e dërgimit të komunikatave nga kryetarët e komunave dhe ministri Rakiq.

“Unë nuk do të them se cili është qëllimi, sepse ne kemi humbur çdo pikë komunikimi shumë kohë më parë. Unë do t’u sugjeroja që kur bëjnë komunikata të tilla, të kenë një përfundim të caktuar në fund. Unë do t’i rekomandoja që ta plotësonin atë njoftim. Unë, përveç kopjimit të shkujdesur të fjalëve të dikujt tjetër, nuk shoh ndonjë gjë që duhet të sjellë ndonjë përfitim për qytetarët e tyre nga pozita e tyre si kryetarë të komunave të vogla në Kosovë”, tha Rashiq.

Si Rashiq, ashtu edhe Stojanoviq, vlerësojnë se dhjetë kryetarët e komunave me shumicë serbe në Kosovë, si dhe ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, kanë punë dhe probleme më serioze për të zgjidhur sesa përkrahja e Milan Radoiçiqit dhe dërgimi i komunikatave të tilla.

Nenad Rashiq me ironi konstaton se “krijohet përshtypja që dërgimi i komunikatave për media është kontributi më i madh i Listës Serbe në periudhën e kaluar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori