LAJMI I FUNDIT:

Stili i viteve nëntëdhjetë po kthehet në masë të madhe: Damat janë çmendur pas këtyre çantave (Foto)

Stili i viteve nëntëdhjetë po kthehet në masë të madhe: Damat janë çmendur pas këtyre çantave (Foto)

Në vitet tetëdhjetë këto çanta kanë qenë hit në gjithë botën, ne i kujtojmë me nostalgji nga vitet nëntëdhjetë, tani sërish po kthehen në skenë.

Tashmë e dimë që sa u përket rregullave të modës, ekziston realisht vetëm një – kurrë mos thuaj kurrë, transmeton Telegrafi.


Shumica nesh ishim betuar që atë aksesor të urryer kurrë më nuk do ta lidhnim në bel, mirëpo si duket edhe këtë verë këtë gjë patjetër duhet ta bëjmë nëse e duam modën.

Natyrisht, midis të parave janë motrat Kardashian. Në disa javë të fundit, secila nga to është fotografuar me çantë të këtillë, madje me atë të njëjtën – të punëtorisë së Channel.

Edhe pse Shakira pothuajse është tërhequr nga publiku, edhe ajo ka treguar që e ndjek modën.

Sivjet disenjatorët i kanë modernizuar dhe i kanë bërë më elegante.

Mirëpo forma është formë, ndërkaq esenca esencë, andaj nëse keni parë të shumtën ndonjë të tillë që edhe nuk ju ka pëlqyer, këtë verë bash do të nevrikoseni.

/Telegrafi/