LAJMI I FUNDIT:

Stërvitjet e 93-vjeçares në palestër, inspirim për të nisur ushtrimet (Video)

Stërvitjet e 93-vjeçares në palestër, inspirim për të nisur ushtrimet (Video)

Për një kohë të gjatë ndjeni dhimbje shpine dhe pesha juaj po shkon duke u shtuar, ndërsa në mendje e keni të nisni ushtrimet, por ende nuk po gjeni motiv.

Shumë të tjerë si ju, e kanë pasur këtë problem, derisa nuk e kanë parë videon që mund ta shihni më poshtë, transmeton Telegrafi.


“Nëna ime, duke u stërvitur me klienten e saj 93-vjeçare. Ia vlen vetëm t’ia shohësh buzëqeshjen” ka qenë përshkrimi i postimit.

Shumë njerëz e kanë pëlqyer videon, duke e shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale.

“Kjo ishte arsyeja që të veshi tutat sportive dhe të nisem për palestër” ka qenë një prej komenteve të shumta, të shikuesve që u inspiruan nga e moshuara. /Telegrafi/