LAJMI I FUNDIT:

Stellantis teston e-karburantin në 28 motorë me djegie për një përdorim të mundshëm nga ana e tyre

Stellantis teston e-karburantin në 28 motorë me djegie për një përdorim të mundshëm nga ana e tyre

Veturat me bateri elektrike (BEV) duket se janë e ardhmja e industrisë, dhe njerëzit eventualisht do të duhet që të heqin dorë nga karburantet fosile. Megjithatë, e-karburanti mund të jetë shpëtimtar i motorëve me djegie të brendshme, por që akoma janë disa pyetje të papërgjigjura, pyetje të cilat po i bënë Stellantis.

Prodhuesi i veturave të enjten deklaroi se ishte duke i finalizuar testimet e e-karburanteve në disa nga motorët e saj. Dhe në fakt jo, Stellantis nuk po lëkundet në angazhimin e saj për të shitur vetëm BEV në Evropë deri në fund të dekadës, por po e dyfishon shifrën e planifikuar.


Stellantis tha se e-karburanti është pjesë e “kutisë së saj të veglave” për të luftuar ndryshimet klimatike dhe të reduktojë emetimet. Sipas gjigantit amerikan, vetëm nga flota e saj pre 28 milionë veturave, e-karburanti mund të reduktojë deri në 400 milionë ton CO2 në Evropë në mes të viteve 2025 dhe 2050, raporton Motor 1, transmeton Telegrafi.

Tutje, prodhuesi i veturave shtoi se e-karburanti do të ndihmonte në dekarbonizimin e motorëve, dhe mund të jetë një alternativë për personat të cilët jetojnë në zona të cilat mund të kenë mungesë të infrastrukturës së re të karikuesve të veturave elektrike.

E-karburanti është një zëvendësim sintetik i benzinës tradicionale. Është bërë nga CO2 atmosferik dhe energjia e rinovueshme, e cila mund të bëhet në brezat e erës dhe diellit në mbarë botën, larg vendeve të nxjerrjes së karburanteve fosile.

Prodhuesi i veturave po i teston motorët me benzinë dhe naftë të ndërtuara nga viti 2014 deri në vitin 2029. Këta motorë po i nënshtrohen testimit gjithëpërfshirës që vlerëson emetimet e tubit të gazit, fuqinë e motorit, qëndrueshmërinë e besueshmërisë, hollimin e vajit, sistemin e karburantit dhe disa testimeve të të tjera. /Telegrafi/