LAJMI I FUNDIT:

Stellantis me një plan të madh

Stellantis me një plan të madh

Stellantis kompania mëmë i Fiat-it dhe qeveria italiane ranë dakord të hënën të synojnë të rrisin prodhimin vjetor të automobilave në Itali në një milion njësi, duke përmbysur një prirje rënëse që është parë në vitet e fundit.

Siç raportohet, prodhuesi i vetëm i madh i automobilave në Itali, prodhoi më pak se 700,000 automjete në vend si vitin e kaluar ashtu edhe në 2021, pasi u godit nga një mungesë globale e mikroçipëve dhe komponentëve të tjerë, transmeton Telegrafi.


Si fryt i parë i kësaj përpjekjeje, grupi franko-italian tha në një deklaratë se kishte plane për të prezantuar prodhimin e ardhshëm të një modeli të pestë në fabrikën e tij Melfi në Italinë jugore.

CEO i Stellantis, Carlos Tavares, ishte takuar me Ministrin e Industrisë së Italisë Adolfo Urso në Romë më herët të hënën dhe ata ranë dakord për nevojën për të rritur prodhimin e automjeteve në vend, shtëpia e markave të tjera Stellantis, duke përfshirë atë Alfa Romeo dhe Maserati. /Telegrafi/