Nga: Kastriot Dervishi
Më 16 korrik 1921, Këshilli Kombëtar (Parlamenti) i Shqipërisë diskutoi mbi përgjigjen që do u dërgohej parlamentit jugosllav mbi masakrat kundër shqiptarëve të Kosovës. Diskutuan deputetët Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina, Hoxha Kadri, Ali Këlcyra, Rexhep Mitrovica, Haxhi Jusuf Banka, Leonidha Koja, Irfan Ohri, Mustafa Kruja, At Gjergj Fishta. Deklarata më e çuditshme ishte ajo e deputetit Stavro Vinjau, i cili në të vërtetë nisi themelimin e një doktrine antikosovare në politikën shqiptare, e cila në thelb të saj kishte trajtimin e çështjes së viseve shqiptare matanë kufirit si çështje të drejtash dhe se vetëm socialistët e kishin në vëmendje këtë atë.
Deklarata e Stavro Vinjaut, e korrektuar, është kjo:
“Duhet të adresohemi ndër ata që kanë monopolizuar ndjenjën njerëzore; ne socialistët e gjithë botës. Ç’qe ajo gazetë që i kallëzonte gjithë botës, nga Serbia të gjithë mizoritë e serbëve? Qe gazeta socialiste ‘Pravda’ (gazetë jugosllave – shënim). Vetëm socialistët kanë për princip dhe guxim të nxjerrin në shesh të palarat e qeverive të tyre. Cili qe ai që me një cinizëm të ndyrë këshilloi qeverinë serbe, të zërë, të therë botën shqiptare në Serbi për të humbur ngjyrën etnografike të saj? Ai nacionalist e imperialist i qelbur që përmendi si të famshëm z. Rexhep Mitrovica?! Ne nuk kërkojmë nga Serbia, Kosovën, atë dhe shqiptarët e saj ua kemi falur. T’ju shohë hajrin. Vetëm kërkojmë t’i respektojë si njerëz e jo t’i therin si berra. Nëse duam të gjejmë drejtësi, komisionet që mund të venë në u dërgofshin, të ndriçojnë qarqet socialiste mbi të drejtat tona dhe kur ata të binden me veglat e tyre, do të ndriçojnë opinionin publik”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëParaqitja e tmerrshme e Mbretëreshës së ndjerë flet për fundin e epokës së statujave
INTIME
“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?
Debati për “teorinë” e re për vdekjen, varrimin dhe zhdukjen e trupit të pajetë të Fishtës!
QYSH ATËHERË KJO VAKI PAT MBARUAR
Gjon Gazulli, astronomi dhe diplomati shqiptar i shekullit XV
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre