Ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci ka vlerësuar se inovacioni është faktori kryesor i ndryshimeve të ritmit të zhvillimit ekonomik në vend, prandaj të gjitha institucionet duhet të orientohen drejt mobilizimit të kapitalit njerëzor në këtë fushë.
Këto komente Stavileci i bëri sot në tryezën me temë “Inovacioni dhe Rritja Ekonomike”, të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), ku u
prezantua edhe anketa me biznese për inovacionin.
Me këtë rast ai tha se Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka përfshirë në agjendë krijimin e një fondi me anë të së cilit do të financohen bizneset e reja dhe ato ekzistuese si dhe bizneset e orientuara në eksport duke shtuar se Kosova në një të ardhme afatmesme duhet të ketë edhe Ministrinë e Inovacionit.
Më tej Stavileci ka prezantuar faktorët e brendshëm që ndikojnë në zhvillimin e teknologjinë informative në Kosovë (TIK), si fushën kryesore në kuadër të inovacionit, respektivisht si promotor i zhvillimit ekonomik.
“Pesë faktorët të cilët mund të zhvillojnë TIK-un në Kosovë: E para është se 34 për qind e qytetarëve të Kosovës janë nën moshën 18 vjeçare; pika dytë është adoptueshmëria në teknologji të informacionit; e treta është njohja e gjuhëve të huaj si të domosdoshme ( gjuha angleze dhe gjuha gjermane); pika e katërt është shmangia e shkollimit konvencional dhe orientimi drejt aftësimit të shpejtë profesional që bazohet në kreativitet, dije dhe guxim dhe pika e pestë, por jo më pak e veçantë që shkakton barriera tek ne është liberalizimi i vizave”, ka thënë Stavileci.
Era Jashari, Zyrtare për Marrëdhënie me Qeverinë tha se inovacioni mbi të gjitha përfshin procese të reja, sisteme të reja të biznesit e metoda të reja të menaxhimit, të cilat kanë një ndikim të rëndësishëm në rritje të produktivitet e rrjedhimisht në zhvillim ekonomik.
Ndërsa, Vanesa Gashi nga Zyra për Komunikime e OEAK prezantoi të gjeturat e anketës mbi inovacionin, të kryer me anëtarët e Odës Amerikane. Sipas këtij anketimi 67% e bizneseve janë të vetëdijshme për të mirat që i sjell inovacioni në drejtim të zhvillimit të bizneseve të tyre dhe vetëm 52% prej këtyre bizneseve kanë buxhet të ndarë që e konsiderojnë si të mjaftueshëm për të investuar në inovacion.
Përfaqësues të kompanive të kësaj fushe kanë vënë në dukje në Kosovë ka vende të lira të punës, por mungesa e njerëzve të kualifikuar profesionalisht paraqet problem kyç në punësim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Prime Travel pjesë e panairit të turizmit ATM në Dubai – e pranishme edhe në Paris Hilton Host Party
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit