LAJMI I FUNDIT:

Statuja gjigante iu duk si ari i vërtetë, shoferja e frikësuar humbi kontrollin dhe bëri aksident (Foto)

Statuja gjigante iu duk si ari i vërtetë, shoferja e frikësuar humbi kontrollin dhe bëri aksident (Foto)

Një statujë e gjatë mbi tri metra, është kërkuar të largohet nga skaji i një rruge – pasi një shofere është frikësuar prej saj dhe ka bërë aksident.

Për më se 15 vjet, ky ari grizli nga druri, i ka bërë ‘roje’ qytetit më të vogël britanik Llanwrtyd Wells që nuk ka më shumë se 850 banorë, transmeton Telegrafi.


Së fundmi, mbrojtësit e rendit kërkuan të largohet prej aty, me pretendimin se përbën rrezik – pasi një shofere, u frikësua se është i gjallë dhe u përplas për një shenjë komunikacioni.

Statuja gjigante

Mirëpo, banorët po e kundërshtojnë largimin e statujës së grurit, pasi është veçanti e hyrjes në qytetin e tyre të vogël.

“Për shumë vite është këtu dhe nuk e ka frikësuar askënd, deri tani që e frikësoi një vizitore. Mbase duhet ta vënë ndonjë shenj paralajmëruese, por jo ta largojmë”, ka thënë një banor.

Raportohet se poshtë statujës do të vendosen disa reflektorë, që ta bëjnë sa më të dukshme dhe të shmanget çdo keqkuptim i mundshëm. /Telegrafi/