Deputetja e LVV-së Jeta Statovci ka kritikuar planet e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama për të bërë shesh rrugën “Xhorxh Bush”.
Ajo përmes një shënimi në Facebook ka shkruar se gjysma e mandatit shkoi, por qytetari i Prishtinës mbetet ende me vizatime 3D, e me probleme më shumë.
“Plani i kryetarit aktual të Prishtinës që e shpalosi, është projekti më i gabuar i mundshëm sepse ai, do të nënkuptonte paralizën totale të trafikut në Prishtinë dhe poashtu qindra miliona të humbura kot të buxhetit. Rruga “George Bush” ka qenë një minimum frymëmarrje për komunikacionin, arterie bazike, meqë nuk duhet harruar, se Prishtina është e koncentruar shumë në këtë zonë, si me institucione, me qendra kulturore e arti, me biznese, banim etj.”, ka shkruar Statovci.
Ajo thotë se do të ishte me interes të prezantoheshin para qytetareve rrugë nëntokësore të makinave që siguron kyçje të rrugës “Luan Haradinaj” me atë “Garibaldi e më tutje me rrugën “George Bush”.
“Vetëm pasi të ishin realizuar këto investime nëntokësore në zhbllokimin e trafikut, do të mund të mendohej për kthimin e asaj pjese në shesh të zgjatur”, ka shkruar tutje Statovci.
“Sot, qytetarët të shqetësuar biseduan për vështirësitë e shtuara së fundmi. Bizneset po mbyllen në atë pjesë, bllokim i mobilitetit në qytet pa rruge të reja, kyçje te reja, apo alternativa te trafikut urban”, shtoi ajo.
Sipas deputetes së shumicës parlamentare “Kryetari duhet të reflektojë e të mos e bllokoj qytetin me projekte pa rend, pa analizë e të dëmshme për secilin njeri që përdorë komunikacionin në Prishtinë”.
E sipas saj këta të fundit, janë shumë.
Ndryshe, disa dhjetëra qytetarë kanë protestuar të dielën në Prishtinë kundër mbylljes së rrugës “Xhorxh Bush”.
kanë shprehur zhgënjimin e tyre lidhur me mbylljen e kësaj rruge vitin e kaluar nga kryetari i komunës, Përparim Rama./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t’u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'