LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët protestojnë kundër mbylljes së rrugës “Xhorxh Bush”

Qytetarët protestojnë kundër mbylljes së rrugës “Xhorxh Bush”

E plotësuar: Qytetarët e Prishtinës kanë protestuar të dielën në rrugën “Xhorxh Bush” kundër mbylljes së po kësaj rruge.

Protestës së nisur nga ora 12:00, i janë bashkuar dhjetëra qytetarë, të cilët e kanë shprehur zhgënjimin e tyre lidhur me mbylljen e kësaj rruge vitin e kaluar nga kryetari i komunës, Përparim Rama.


Asllan Bajrami, është shprehur se vendimi për mbylljen e kësaj rruge do të duhej të bëhej në konsultim me qytetarët.

“Kjo rrugë nuk është dashur që në këtë mënyrë të bllokohet. Është dashur të bëhen konsultime me qytetarë, të gjenden alternativat për të mos u bllokuar qytetarët. Këtu nevojitet një koordinim, bashkëpunim i organeve të Kuvendit Komunal me qytetarët. Kryetari i komunës më ngjan sikur të jetë drejtor i rrugës ‘Xhorxh Bush’, është mirë që të organizohet një grup, të bëhet një peticion që kjo rrugë patjetër të zhbllokohet. Jemi për masa, jemi për ndryshime dhe këso soji nuk do të lejojmë. Kjo rrugë duhet të hapet”, ka thënë ai.

——

Në Prishtinë ka nisur protesta kundër mbylljes së rrugës “Xhorxh Bush” nga Komuna e Prishtinës.

Në protestën e cila ka nisur rreth orës 12:00, janë duke marrë pjesë një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, transmeton Telegrafi.

Qytetari Halit Hoti gjatë protestës tha se lagjja “Xhorxh Bushi” është e mbushur me mbeturina dhe nuk është dashtë që të bllokohet.

“Nuk duhet bllokuar rruga dhe qytetarët. Qytetarët duhet konsultuar për ndryshimin. Kryetari i Komunës po na ngjan vetëm si kryetar i kësaj lagje. Kjo rrugë duhet të hapet”, tha ai para mediave.

Ndërkaq, qytetarja Ramize Curri tha se “Kryeqyteti nuk është vetëm i Përparim Ramës, por i të gjithë qytetarëve, sepse ne paguajmë taksa”.

Protesta është organizuar nga “Vrojtuesit e Lagjes – Prishtinë”.

Prishtinasit sot protestojnë kundër mbylljes së rrugës “Xhorxh Bush”
Lexo po ashtu Prishtinasit sot protestojnë kundër mbylljes së rrugës “Xhorxh Bush”

“Ne organizojmë një protestë thelbësore për hapjen e rrugës Xhorxh Bush, një rrugë e cila mund të hapet lehtësisht duke i larguar betonat që e mbyllin. Thirrja është e hapur për çdo individ të lodhur nga këto praktika të kryetarit të komunës tonë. Përparim Rama premtoi se rruga do të mbyllej vetëm për një test 1-javorë, pastaj tha se do të ishte e mbyllur vetëm për trafikun urban, duke lejuar kalimin e autobusëve dhe taxit”, thuhej në njoftimin e tyre./Telegrafi/