LAJMI I FUNDIT:

Statkraft panifkon investim shtesë në kaskadën e Devollit, kontrata shkon në Kuvend për ratifikim

Statkraft panifkon investim shtesë në kaskadën e Devollit, kontrata shkon në Kuvend për ratifikim

Kaskada e lumit Devoll pritet të prodhojë më shumë energji elektrike. Kompania norvegjeze Statkraf, ka nënshkruar shtesën e katërt të kontratës koncesionare me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, dokument që ka mbërritur për ratifikim në Kuvendin e Shqipërisë.

Kontrata parashikon ndërtimin e një rezervuari të ri në kaskadën e Devollit, i quajtur “Rezervuari i epërm i RP Moglica Shtesë”, që gjendet rreth 8 km në lindje të digës se Moglicës.


Rezervuari i Epërm do të përbëhet nga 2 diga me mbushje shkëmbore, në lartësi nga 20 deri 70 m. Centrali nëntokësor gjendet në kodrën në anën e majtë të degës së lumit Devoll të rezervuarit të Moglicës dhe është i pajisur me turbina me pompë të kthyeshme. Kapaciteti i instaluar do të jetë afërsisht 800-1600 MW subjekt i projektit final. Gjithshka, sipas kontratës, pritet të përfundojë në vitin 2030, kur parashikohet të vihet në operim.

Në këtë mënyrë, Kaskada e Devollit pritet të jetë më e madhja në Shqipëri duke kaluar atë të lumit Drin, kapaciteti i instaluar i të cilit është 1400 MW.

Aktualisht, në kaskadën e lumit Devoll janë në operim dy hidrocentrale. Në vitin 2013 filloi ndërtimi i HEC Banja, që përfundoi dhe hyri në operim në vitin 2016. Ndërtimi i HEC Moglicë filloi në vitin 2015 dhe operimi i hidrocentralit filloi në vitin 2020. Të dy këto vepra kanë një kapacitet të instaluar prej rreth 269 MW dhe prodhim rreth 700 GWh/vit. Ndërkohë, këtë vit ka nisur operimin edhe impianti fotovoltaik lundrues i Banjës me kapacitet të instaluar prej 2 MW.

Kosto e investimit të Projektit Hidroenergjetik të Devollit vlerësohet në rreth 590 milionë euro. Ndërkohë, sipas të dhënave zyrtare të vetë kompanisë prodhimi total i energjisë elektrike gjatë vitit 2022 ishte 490.343 MWh, reduktim prej rreth 28% krahasuar me vitin 2021 për shkak të hidrologjisë së pafavorshme. Por, nga ana tjetër, në këtë vit të ardhurat u shtuan për shkak të rritjes së çmimit të energjisë në bursat botërore. Kështu, të ardhurat neto nga aktivitetet e shfrytëzimit u regjistruan 14,514 miliardë lekë një rritje tepër e madhe krahasuar me 278,4 milionë lekë të vitit paraardhës.

Pikërisht, zgjerimi i fitimeve për shkak të rritjes së çmimit të energjisë, detyroi qeverinë shqiptare që në fund të vitit të kaluar të vendosë një tatim të jashtëzakonshëm, i cili prek tre prodhuesit më të mëdhenj të energjisë në vend, që janë kompanitë Kurum, Statkraft-Devolli Hydropower dhe Ayen Energy. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori