LAJMI I FUNDIT:

Statistikat e tmerrshme të Mbappes po bëhen virale dhe konfirmojnë atë që dyshonte Henry

Statistikat e tmerrshme të Mbappes po bëhen virale dhe konfirmojnë atë që dyshonte Henry

Një statistikë e tmerrshme e Kylian Mbappes po bëhet virale pas humbjes së turpshme të Real Madridit ndaj Milanit dhe konfirmon atë që Thierry Henry dyshoi pas analizës së tij të CBS Sports.

Reali pësoi një humbje dërrmuese 3-1 në shtëpi ndaj Milanit të martën. Zinedine Zidane, i cili ka shijuar dy periudha si trajner në klub, u pa në Bernabeu mes raportimeve se ai mund të zëvendësojë Carlo Ancelottin, puna e të cilit është në rrezik pas formës së fundit të klubit.

Para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Milanit, Ancelotti theksoi mungesën e punës së Mbappes jashtë posedimit si një çështje të madhe në skuadrën e tij.


Dhe një statistikë duket se mbështet pretendimin e trajnerit veteran italian.

Në Reddit, doli një statistikë se sa vraponte Mbappe dhe nuk jep një pamje të mirë. Në postim thuhej: “Mbappe është lojtari më i dobët që ka vrapuar në ndeshjen e fundit të LK.. kjo shpjegon shumë pasi ai nuk bën presion apo ndihmon në mbrojtje apo rikuperimin e topit”.

Sipas grafikut, ai ka vrapuar mesatarisht 8.97 kilometra gjatë sezonit të Ligës së Kampionëve këtë sezon.

Henry nuk i ndal kritikat ndaj Mbappes, derisa i dërgon edhe një mesazh
Lexo po ashtu Henry nuk i ndal kritikat ndaj Mbappes, derisa i dërgon edhe një mesazh

Nga grupi i përzgjedhur i lojtarëve, ai u vendos i fundit pas shokëve të skuadrës Vinicius Jr, si dhe Erling Haaland e Rafael Leao.

Jonathan David i Lille, Florian Wirtz i Bayer Leverkusen dhe Kai Havertz i Arsenalit janë ndër lojtarët që kanë kaluar më shumë distancë në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Duke folur pas humbjes së Realit ndaj Milanit, legjenda e Arsenalit, Henry, e shpjegoi me mjeshtëri arsyen pse skuadra e Ancelottit po lufton teksa ai përmendi Mbappen.

“Është gjithmonë Bellingham duke u përpjekur të bëjë vrapimin, duke u përpjekur të bëjë ekipin të luajë, duke vrapuar pas, duke u përpjekur të thyejë mbrojtjen kundërshtare”, filloi ai.

“Unë mendoj se ka pak zhgënjim. Nëntshi juaj nuk lëviz, dhe 10-shi juaj po shkon në sulm. E di që mund të ndodhë ndonjëherë, por jo gjithmonë.. E di që ai nuk është numri nëntë dhe se kjo ndoshta nuk është ajo që i pëlqen të bëjë”.

“Do ta bëjë sepse duhet ta bëjë, sepse flet dëshira e tij, flet vullneti i tij”.

Henry shpjegon me mjeshtëri pse Real Madridi po vuan këtë sezon dhe kjo ka shumë kuptim
Lexo po ashtu Henry shpjegon me mjeshtëri pse Real Madridi po vuan këtë sezon dhe kjo ka shumë kuptim

Francezi shtoi: “Ju nuk fitoni ndeshje të tilla. Ju nuk fitoni ndeshje me 10-shin tuaja duke thyer mbrojtjen kundërshtare, duke u rikthyer, duke u përpjekur para dhe mbrapa. Dhe pastaj pas , ai zëvendësohet?”.

“Do të isha i mërzitur gjithashtu – e pashë duke shkelmuar një shishe. Do të isha i mërzitur gjithashtu, sigurisht. Për mua, kjo nuk është mjaft e mirë dhe nuk mendoj se ata po luajnë mirë si ekip, por edhe pa top, ai (Mbappe) duhet të bëjë shumë më tepër”, ka shtuar më tej Henry. /Telegrafi/

Imazhi: nëpërmjet Reddit

Në trend Sport

Më shumë
Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Boks
Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Premier League
Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Ligat tjera
Derisa nuk i ndal lotët, vajza e Diego Maradonas del me deklarata tronditëse për atë çfarë po u bënë mafia në Argjentinë

Derisa nuk i ndal lotët, vajza e Diego Maradonas del me deklarata tronditëse për atë çfarë po u bënë mafia në Argjentinë

Ndërkombëtare
Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Premier League
Man Utd ofron 40 milionë euro dhe kartonin e Hojlund për transferimin e top sulmuesit

Man Utd ofron 40 milionë euro dhe kartonin e Hojlund për transferimin e top sulmuesit

Premier League
Kalo në kategori