Barcelona që fitoi i mysafirë ndeshjen e parë kundër Arsenalit, sot pritet ta konfirmojë vetën si çerekfinalist.

Lionel Messi ka shënuar dy herë në ndeshjen e parë, për të dhënë fitoren prej 2-0 Barcelonës.


Më poshtë i keni disa nga shifrat më interesante për ndeshjen Barcelona – Arsenal. - Arsenali kërkon për herë të parë çerekfinalet, që nga viti 2010. - “Topçinjtë” nuk kanë përmbysur dot kurrë një humbje në ndeshjen e parë të Champions-it. Në tre raste kanë fituar në sfidat e kthimit, por pa mundur që të sigurojnë kualifikimin. - Në 10 vitet e fundit, Arsenali ka fituar një herë në Spanjë, pikërisht 1-0 ndaj Real Madridit, me gol të Therry Henrys . – Alexis Sanchez ka luajtur 141 ndeshje me Barcelonën brenda tre sezonesh, duke shënuar 47 gola. – Mesut Ozil është përballur 16 herë si kundërshtar me Barcelonën, prej të cilave ka fituar katër dhe humbur gjashtë përballje. – Luis Suarez ka shënuar dy herë në shtatë ndeshjet ndaj Arsenalit, gjatë kohës që luante me Liverpoolin, duke numëruar, dy fitore dhe dy barazime. – Gerard Pique është i pezulluar për shkak kartonësh, ndërsa Arda Turan kthehet nga pezullimi. – Barcelona ka rekord në Spanjë, me 37 ndeshje radhazi pa pësuar humbje, 31 prej të cilave janë fitore. – Messi, Suarez dhe Neymar kanë shënuar së bashku plot 106 gola këtë edicion, në të gjitha kompeticionet.

telegrafi sport app