LAJMI I FUNDIT:

Startojnë me Kupën e Kosovës, trofeu i çmueshëm që siguron Evropën

Startojnë me Kupën e Kosovës, trofeu i çmueshëm që siguron Evropën

Kupa e Kosovës vazhdon të mbetet trofe i lakmuar nga klubet kosovare, sidomos pas pranimit në UEFA, pasi fituesi luan në garat evropiane.

E pikërisht stinori vjeshtor në futbollin vendor do të fillojë me ndeshjet e 1/8 të Kupës së Kosovës, ku nuk mungojnë ndeshjet e forta.


Të shtunën Gjilani pret Dukagjinin, ndërsa po në këtë ditë do të luhen edhe ndeshjet 2 Korriku – Ramiz Sadiku, Onix – KEK-u dhe Ulpiana – Arbëria.

Të dielën do të luajnë Prishtina – Drenica, Ballkani – Malisheva dhe Fushë Kosova – Drita. Ndërsa të hënën është vetëm një takim, ku Ferizaj do të pres Llapin, që do të tentojë ta mbrojë trofeun e fituar vitin e shkuar.

Llapi, fituesi i Kupës së Kosovës për edicionin 2020/21

Do të zhvillohet vetëm nga një ndeshje në këtë fazë, ndërsa fituesi kalon tutje.

Lluminca: Kupa e Kosovës vendimtare për shumë klube

Ardian Llumnica, trajner dhe njohës i futbollit vendor ka folur për ndeshjet e Kupës së Kosovës, që hapin stinorin pranveror.

Ai e ka nënvizuar faktin se Kupa e Kosovës është shumë e rëndësishme pasi që fituesi shkon në garat evropiane.

“Kupa e Kosovës tashmë është garë shumë i rëndësishme për klubet me vetë faktin që fituesi shkon në garat evropiane. Madje përmes kupës është rruga më e shkurtër, pasi me tri apo katër ndeshje arrin deri në finale”

“Në këtë rreth të Kupës së Kosovës ende i kemi në garë pretendentët që në kampionat janë në garë për titull dhe nga çiftet që janë pak gjasa që te kemi në finale një skuadër të Superliges ndaj një skuadre të Ligës së Parë”, ka thënë Llumnica për Telegrafin.

Ardian Llumnica, trajner futbolli

Sa i përket asaj se sa janë klubet gati, Llumnica ka thënë se me përgatitjet që kanë bërë, duhet të jetë të gatshme për pranverën.

“Klubet do të duhet të ishin gati. Përgatitjet i kanë filluar me kohë dhe i kanë zhvilluar edhe në kushte tejet të mira puna, siç janë ato në Turqi ku pjesa dërrmuese e klubeve të Superligës e kane kryer një cikël të fazës përgatitore”.

“E keqja e krejt kësaj është se nga ato kushte do të kthehen në kushte që e dimë çfarë i kemi ne në futbollin kosovar, sidomos infrastrukturore dhe temperaturat e ulëta që mund të jenë gjatë muajit shkurt tek ne dhe ndikon në paraqitje të futbollistëve dhe në përgjithësi të një klubi”, ka përfunduar Llumnica.

Polisi: Kupa e Kosovës, rruga e shkurtër për Evropë – klubet e marrin seriozisht këtë garë

Gazetari i grupit Koha, Faton Polisi tash e shumë vite përcjell futbollin vendor dhe është njoh i mirë i rrethanave. Ai thotë se Kupa e Kosovës, pas pranimit në UEFA dhe FIFA është një trofe që klubet e duan dhe e kanë objektiv kryesor.

“Kupa e Kosovës kishte pak vlerë para se Federata e Futbollit e Kosovës të pranohej në UEFA dhe FIFA. Pak skuadra kishin synim për ta fituar Kupën e disa edhe tërhiqeshin derisa FFK-ja pati kushtëzuar fillimisht pjesëmarrjen në garën për Kupë. Ndërsa, pas pranimit klubet tashmë, disa prej tyre, e kanë edhe objektiv kryesor triumfin në Kupë. Flasim për klubet që në gjysmë të sezonit mbesin prapa kreut të tabelës dhe si shpëtim të sezonit e shohin triumfin në Kupë”.

“Gara në Kupë vlerësohet edhe rrugë më e shkurtë për të siguruar daljen në Evropë. Kemi rastin e Prishtinës që daljen në Evropë, përjashtuar sezonin e kaluar, e siguroi nëpërmjet Kupës. Besoj se do të jetë një garë e fortë deri në fund për të triumfuar në Kupë. Nuk mund të them se cila skuadër është favorite, por them se gara do të jetë e fortë dhe se Prishtina do të jetë më kërkuese, pasi ka mbetur prapa luftë për ta mbrojtur titullin” ka thënë Polisi.

Faton Polisi, gazetar i sportit

Tutje Polisi nënvizoi se faza përgatitore me atë çfarë kanë prezantuar klubet ka shkuar shumë mirë dhe se do të jetë një pranverë e nxehtë në luftë për titull, edhe pse skuadrave iu duhen disa ndeshje për të arritur më të mirën.

“Skuadrat kanë bërë një fazë të mirë përgatitore, referuar asaj që kanë thënë zyrtarë, trajnerë dhe lojtarë te klubeve. Për shkak të ngarkesës në përgatitje, futbollistëve do t’u duhet disa ndeshje për të hyrë në formën e duhur dhe atë që trajnerët kërkojnë. Por unë parashikoj të jetë një stinor i luftuar dhe gara për titull do të jetë goxha e fortë nga katër klubet e para, ndërsa Prishtinën e shoh kërkuese në garën për Kupë. Uroj të kemi një stinor pranveror të luftuar në fushe”, ka thënë Polisi për Telegrafin.

Futbolli kosovar këtë vit për herë të parë do t’i dërgojë katër klube në garat evropiane, tri nga kampionati dhe një nga Kupa e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Premier League
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori