LAJMI I FUNDIT:

Starbucks inspirohet sërish nga Sachcaffé?

Starbucks inspirohet sërish nga Sachcaffé?

Rastësia thonë se ndodh një herë, por nëse ndodh tre herë rradhazi a konsiderohet si rastësi?

Starbucks inspirohet nga Sach Caffé? 
Lexo po ashtu Starbucks inspirohet nga Sach Caffé? 

Starbucks si duket ka kthyer vëmendjen sërish në Kosovë dhe është inspiruar nga dizajnet dhe idetë e Sachcaffé në prag të lansimit të pijeve vjeshtore. Vitin e kaluar, Sachcaffé ka lansuar pijet e vjeshtës në ditën botërore të vjeshtës, dhe si ide ka pasur një animacion të një kungulli që mbushet ngadalë. Këtë vit, si duket Starbucks ka pasur idenë krejtësisht të njëjtë. Starbucks cilësohet si një ndër kompanitë më kreative dhe të suksesshme botërore, dhe padyshim që kur inspirimi i tyre vjen nga një vend i largët si Kosova konsiderohet si një ndodhi shumë interesante.


(Foto e Sach Caffe nga viti 2021, dhe foto nga Starbucks në Brazil me 29 Gusht 2022)

Pa marrë parasysh rrethanat, është ndjenjë jashtëzakonisht e mirë kur brendet e mëdha inspirohen nga kreativiteti i kompanive në Kosovë. Një gjë tjetër është e sigurtë, Sachcaffé mundohet që çdo vit të tejkalojë çdo pritshmëri të krijimit të produkteve, ofertave, shërbimeve të reja në përputhshmëri me kërkesat e konsumatorëve. Këtë vit, pijet vjeshtore do të vijnë në fund të Shtatorit ku përpos pijeve të zakonshme do të ketë edhe risi të reja.

(Foto e Sach Caffe nga viti 2019, dhe foto nga Starbucks në Australi me 26 tetor 2021)

(Foto e Sach Caffe nga viti 2018, dhe foto nga Starbucks në 2019)