LAJMI I FUNDIT:

Stamboll, shembet ndërtesa si pasojë e rrëshqitjes së tokës (Video)

Stamboll, shembet ndërtesa si pasojë e rrëshqitjes së tokës (Video)

Një ndërtesë katërkatëshe në lagjen Beyoğlu të Stambollit është shembur dy orë pas evakuimit si pasojë e rrëshqitjes së dheut, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të siguruara, ekipet e zjarrfikësit dhe ato shëndetësore janë dërguar në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipet policore kanë mbyllur qarkullimin dhe kanë marrë masa të sigurisë në zonën përreth.


Autoritetet kanë zbrazur edhe apartamentet përreth në kuadër të masave parandaluese, duke ndërprerë linjat e rrymës elektrike, ujit dhe gazit natyror.

Në vendin e ngjarjes ka arritur edhe kryetari i Bashkisë Beyoğlu, Ahmet Misbah Demircan, i cili tha se ndërtesa e rrëzuar është ndërtuar në vitin 1994 pa leje.

“Situata e të gjithë qytetarëve tanë të cilëve iu shemb shtëpia na përket neve. Ata janë mysafirët tanë… Është detyrë e jona të marrim përsipër përgjegjësinë mbi të gjithë qytetarët që kanë pësuar dëme materiale”, tha Demircan para gazetarëve.

Demircan paralajmëroi mbledhje në orët në vijim me të gjitha njësitë e shtetit dhe qeverisë për të diskutuar për ndihmat që do të ofrohen dhe për riparimin e ndërtesave të dëmtuara.

“Ajo që aktualisht është me rëndësi për ne është t’i marrim nën kontroll qytetarët që kanë mbetur në rrugë, fëmijët e tyre, t’i integrojmë dhe të mos lejojmë të përjetojnë probleme”, shtoi Demircan.

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Ish-inxhinieri i NASA-s testoi nëse gjaku i tërheq vërtet peshkaqenët - rezultati është i papritur dhe i frikshëm

Ish-inxhinieri i NASA-s testoi nëse gjaku i tërheq vërtet peshkaqenët - rezultati është i papritur dhe i frikshëm

Botë
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Evropa
Qeveria sllovake: Fico po lufton për jetën, gazetarët janë ndër fajtorët për sulmin

Qeveria sllovake: Fico po lufton për jetën, gazetarët janë ndër fajtorët për sulmin

Evropa
Flet për herë të parë i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon arsyen pse e qëlloi me armë zjarri Ficon

Flet për herë të parë i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon arsyen pse e qëlloi me armë zjarri Ficon

Evropa
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Evropa
Kalo në kategori