LAJMI I FUNDIT:

Stafi akademik e orari i mësimit në Fakultetin e Mjekësisë, reagon SHSKUK-ja  

Stafi akademik e orari i mësimit në Fakultetin e Mjekësisë, reagon SHSKUK-ja  

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës shprehet i shqetësuar me zhvillimet e fundit në Fakultetin e Mjekësisë pas shpalljes të orarit të mësimit nga menaxhmenti i fakultetit.

Në reagimin e SHSKUK-së thuhet se orari nuk është konform rregullores së re të nxjerr nga organi më i lartë të Universitetit të Prishtinës, Këshilli Drejtues, të miratuar më 22 shtator 2022


Lexoni të plotë reagimin e SHSKUK-së:

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës shprehet i shqetësuar me zhvillimet e fundit në Fakultetin e Mjekësisë pas shpalljes të orarit të mësimit nga menaxhmenti i fakultetit.

Ky orar nuk është konform rregullores së re të nxjerr nga organi më i lartë të Universitetit të Prishtinës, Këshilli Drejtues, të miratuar më 22 shtator 2022.

Mbajtja e mësimit me numër të grupimeve në kundërshtim me rregulloren e re është sinjal që FM po kundërshton hapjen e kësaj njësie akademike për stafin akademik meritor.

Ne si SHSKUK i jemi gëzuar rregullores të re nga Këshilli Drejtues i UP, sepse përmes saj do të rregullohet afatgjatë problemi me mungesën e stafit akademik me titull të profesorit në klinikat dhe institutet e SHSKUK.

Rikujtojmë që sipas statutit të QKUK, neni 12, klinikat nuk mund të themelohen pa pasur profesorë. Në situatën e rëndë të krijuar në vitet e fundit, shumë prej klinikave të QKUK rrezikojnë funksionimin për shkak të mungesës të profesorëve.

Klinikat dhe institutet e SHSKUK kanë staf akademik meritor të mjaftueshëm për tu zgjedhur në pozitën e profesorit, prandaj situata e krijuar është absurde (sepse stafi meritor ekziston) por e rrezikshme (sepse e vështirëson funksionimin e klinikave si njësi të pavarura nga mungesa e avancimit të stafit meritor).

Në këto kushte SHSKUK është e gatshme të ofrojë mbështetjen e saj përmes infrastrukturës të cilën e ka në dispozicion për realizimin e veprimtarisë arsimore sipas rregullores të re të miratuar nga Këshilli Drejtues i UP

Kërkojmë nga organet kompetente në UP (Këshilli Drejtues, Rektorati, Senati) që të marr masat e nevojshme sipas rregullave në fuqi për të zbatuar rregulloren e re në praktikë në Fakultetin e Mjekësisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori