LAJMI I FUNDIT:

Stadio Olimpico – Roma

Stadio Olimpico – Roma
(Foto: The Laziali)

Lokacioni: Viale dei Gladiatori, 00135 Roma, Itali
Kapaciteti: 70.634
Pjesëmarrja rekorde: 100.000 (1998, koncert muzikor)

Stadio Olimpico është stadiumi më i madh sportiv në Romë të Italisë që posedon vende për më shumë se 70 mijë spektatorë. Lokalizohet në kompleksin sportiv Foro Italico në veri të kryeqytetit italian.


Është në pronësi të Komiteti Olimpik Kombëtar të Italisë dhe është shtëpia e klubeve futbollistike, Roma dhe Lazio, si dhe është nikoqir i finales së Kupës së Italisë.

(Foto: The Cult of Calcio)

Para Kampionatit Botëror të vitit 1990, Olimpico ishte rindërtuar dhe këtu u zhvillua edhe finalja e atij turneu.

Megjithëse është një stadium olimpik që do të thotë se i dedikohet sportit, aty mbahen edhe koncerte muzikore. Veçohet koncerti i Claudio Baglionit në vitin 1998 që mban rekordin e pjesëmarrjes prej 100.000 spektatorësh.

I renditur në kategorinë e katërt të stadiumeve sipas standardeve të UEFA-s, Olimpico ka qenë nikoqir i ndeshjeve të mëdha evropiane, së fundmi në vitin 2009 është zhvilluar finalja e Ligës së Kampionëve.

Pos futbollit, stadiumi shfrytëzohet edhe për ekipin e ragbit të Italisë si edhe për ekipin kombëtar italian të atletikës.

Në kuadër të ‘Euro 2020’, në Stadio Olimpico do të zhvillohen tri ndeshje grupore dhe një sfidë çerekfinale.

(Foto: IDFdesign)

Ndeshjet që do të zhvillohen në Stadio Olimpico

E premte 11 qershor 2021 – Grupi A: Turqia vs Italia (21:00, me kohën lokale)

E mërkurë 16 qershor 2021 – Grupi A: Italia vs Zvicra (21:00, me kohën lokale)

E diel 20 qershor 2021 – Grupi A: Italia vs Uellsi (18:00, me kohën lokale)

E shtunë 3 korrik 2021 – QF4: Fituesi 8 vs Fituesi 7 (21:00, me kohën lokale)


(Foto: Time Out)

Në trend Sport

Më shumë
Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç

Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori