LAJMI I FUNDIT:

Stacioni i autobusëve me webfaqe të re

Stacioni i autobusëve me webfaqe të re

Ndërmarrja Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve” në Prishtinë, se duke parë kërkesat e vazhdueshme për ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetarët dhe me qëllim të transparencës e llogaridhënies para organeve kompetente dhe gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, njoftojmë opinionin e gjerë publik se N.P.L.

“Stacioni i Autobusëve” në Prishtinë, ka lansuar webfaqen në të cilën mund të merren të gjitha informatat lidhur me Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.
Qasja në këto informacione bëhet përmes www.stacioniautobuseve-pr.com ku ndër informacionet e tjera mund të merret itinerari i linjave ndërurbane dhe ndërkombëtare. Itinerari i linjave ndërurbane dhe ndërkombëtare është i përditësuar në baza ditore si dhe për të gjitha informacionet tjera, qytetarët mund të kontaktojnë numrat e telefonit të cilët janë në dispozicion 24/7!


Menaxhmenti i N.P.L. “Stacioni i Autobusëve” SHA Prishtinë, do të vazhdojë që edhe në të ardhmen të realizojë projekte të ngjashme në bazë të interesit dhe kërkesave të qytetarëve./Telegrafi/