LAJMI I FUNDIT:

Stacionet hulumtuese australiane në Antarktidë kërkojnë punëtorë për profile të ndryshme, mjeku fiton 200 mijë dollarë në vit – plus 60 mijë tjera bonus

Stacionet hulumtuese australiane në Antarktidë kërkojnë punëtorë për profile të ndryshme, mjeku fiton 200 mijë dollarë në vit – plus 60 mijë tjera bonus

Nevojiten rreth 150 persona për të mbushur boshllëkun që kërkohet për disa profile të caktuara për vende të lira pune – ka njoftuar stacioni i hulumtuesve australianë në Antarktidë.

Gjithashtu thuhet se pagat janë shumë të majme në kontinentin e “ngrirë”, dhe qytetarët e Zelandës së Re kanë të drejtë të aplikojnë për këto vende të lira pune, transmeton Telegrafi.


Divizioni australian në Antarktidë u ka bërë thirrje të gjithë personave me aftësitë e kërkuara për profile të caktuara, që të aplikojnë për të punuar në stacionin hulumtues gjatë sezonit 2020-2021.

Të gjitha pozitat e lira, të interesuarit do të mund të punojnë nga katër muaj gjatë verës deri në 15 muaj, ndërsa qiraja dhe ushqimi është falas për të punësuarit.

Kështu që është moment ideal për të kursyer të holla, kurse punonjësit e specializuar në fusha të caktuara do të paguhen nga 60 mijë dollarë australianë në vit, që po konsiderohet si pagë bazë.

Për shembull një mjek mund të arrijë pagën vjetore deri në 200 mijë dollarë, plus 60 tjera si bonuse dhe kujdestari. Në anën tjetër zyrtarët e teknologjisë informative do të kenë pagën prej 75 mijë dollarë dhe bonuset e kujdestaritë.

Në këtë stacion hulumtues gjithashtu kërkohen kuzhinierë, persona që merren me pastrim dhe mirëmbajtje të tepihëve, furnizues me mallra të ndryshme, mjekët, IT, mekanikë, punëtorë ndërtimtarie, hidraulikë dhe disa profile tjera.

“Kemi arritur të ndërtojmë katër stacione hulumtuese –Casey, Davis, Mawson dhe Macquarie”, ka bërë të ditur Andreë Groom nga divizioni i burimeve njerëzore.

“Kërkojmë persona me aftësi që mund të kryejnë punën dhe të përshtaten me komunitetin e vogël dhe të izoluar në Antarktidë”, ka shtuar ai.

Të gjithë të interesuar për vendet e lira të punës, do të kenë kohë deri më 23 janar 2020 që të dorëzojnë dokumentacionet e kërkuara. /Telegrafi/