LAJMI I FUNDIT:

Srgjan Kerim punon si këshilltar i kryeministrit Emil Dimitriev

Srgjan Kerim punon si këshilltar i kryeministrit Emil Dimitriev

Srgjan Kerim, më shumë se gjysmë viti punon si këshilltar i kryeministrit, Emil Dimitirev, mëson BIRN, ndërkaq informatën e ka konfirmuar edhe info – shërbimi i Qeverisë.

“Zotëri Srgjan Kerim, më 16 shkurt është emëruar si këshilltar për politikë të jashtë të kryetarit të Qeverisë dhe mandati i tij është aktual edhe për momentin”, thotë zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev.


Mu në shkurt të këtij viti, Kerim e lëshoi pozitën e menaxherit të gazetave të “Media Print Maqedoni” (MPM), sepse i ka plotësuar kushtet për pensionit, megjithatë nuk është njoftuar se disa javë më vonë Dimitriev, do ta angazhojë për këshilltar të tij.

Zëdhënësi Gjorgjiev, nuk është përgjigjur se emërimi i Kerimit a është në funksion të kandidaturës së tij aktuale për sekretar gjeneral të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) ose është i pavarur nga ai proces.

Përndryshe, Qeveria që nga vjet ka vendosur që Sergjan Kerimin ta propozojë kandidat të OKB-së, duke vlerësuar se është person i cili i plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret që të jetë trashëgimtar i Ban Ki – Munit.

As Kerim, i cili është jashtë shtetit, nuk komenton se funksioni i këshilltarit në Qeveri është e lidhur me ambiciet e tij në OKB, transmeton Portalb.

Harxhimet e fushatës së Kerimit në OKB, i mbulon Ministria e Punëve të Jashtme, ashtu siç sqaroi Dimitriev, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, megjithatë kryeministri nuk e ka precizuar se sa para janë harxhuar me arsyetim se kandidatura ende vazhdon. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori