LAJMI I FUNDIT:

Sqarimi i doganës për “blerjen e gjakut” nga Serbia

Sqarimi i doganës për “blerjen e gjakut” nga Serbia

Një artikull i publikuar në dhjetor të 2018, ku flitej se Kosova përveç produkteve ushqimore, del se blen edhe gjak nga Serbia, është demantuar nga Dogana.

Lajmin në fjalë ishte raportuar fillimisht në Gazetën Express, që më pastaj e ka publikuar edhe Telegrafi.


Por, pas dy vitesh është ri-aktualizuar pasi u debatua në rrjetet sociale lidhur me vërtetësinë e lajmit.

Për këtë Dogana e Kosovës, ka dhënë sqarim shtesë.

“Dogana e Kosovës ka parë një artikull të botuar në media (2018), ku theksohet se kemi import të gjakut nga vendet e ndryshme në sasi të “konsiderueshme” sipas tyre e që sasia reale është rreth 2 kg, informatë të cilën portali e posedon dhe e ka marr të saktë nga dogana por nuk e ka parë të arsyeshme që ta theksoj në artikull. Prap se prap sasia prej 2 kg shndërrohet në sasi të konsiderueshme”, thuhet në sqarim.

Kosova blen edhe gjak nga Serbia, del të jetë më i shtrenjti
Lexo po ashtu Kosova blen edhe gjak nga Serbia, del të jetë më i shtrenjti

Sipas Doganës, “gjatë dy viteve të fundit, importi i ashtuquajturi i gjakut njerëzor është në sasi prej rreth dy kg dhe atë nuk është gjak njerëzor por tarifohen në këtë pjesë të tarifës doganore, respektivisht ky produkt është (reagensa dhe kalibrator) që përdoren për diagnostikim në aparatura mjekësore si dhe importi i tillë bëhet me leje të agjensionit të barnave dhe është i lejuar me ligj.”

Dogana sqaron se nuk ka import të gjakut por të produkteve diagnostikuese me bazë gjaku.

Ndaj këtij lajmi, të shtunën mbrëma ka reaguar edhe këshilltarja e kryetarit të AAK-së, Meliza Haradinaj-Stublla.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ajo ka thënë se nuk ka pasur import të gjakut por të produkteve diagnostikuese.

“Pas ekzaltimit, militantët e VVsë tani po kalojnë mbi urën më të vështirë: ajo që çon nga dëshpërimi në mohim! Duke kaluar sot mbi këtë urë, mllefi e mëria e brendshme dhe mungesa e të vërtetave të dobishme, i shtyn të ngratit në kërkim dëshpërues tek ‘streha e shpifjes’- kështu si këtë djaloshin militantesk”, ka shkruar këshilltarja e Haradinajt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori