LAJMI I FUNDIT:

SQ5 është një ‘raketë’ me naftë nga Audi

SQ5 është një ‘raketë’ me naftë nga Audi

Audi ka vendosur të pasurojë Q5 të rinovuar së fundmi me një ofertë të performancës SQ5 të mundësuar nga një motor i fuqishëm me naftë.

Shkronja S është përdorur në Audi për ca kohë për të nënkuptuar një motor nafte, të paktën kur bëhet fjalë për Evropën.


Motori 3.0 V6 TDI është një motor i njohur, i cili i jep 341 kuaj fuqi dhe 700 Nm, transmeton Telegrafi.

Me të, kjo veturë shpejtësinë nga 0 në 100 km / orë e arrin për 5.1 sekonda dhe ka shpejtësi maksimale deri në 250 km / orë.

Ky model konsumon 0.7 l / 100 km.

Matrix LED janë në pjesën e përparme dhe OLED në pjesën e pasme.

Brendësia është një kopje e Q5 e ridizenjuar, me shtimin e dekorimit sportiv.

Ardhja në tregun evropian pritet në fillim të vitit të ardhshëm dhe çmimi në Gjermani do të jetë 68,137 euro. /Telegrafi/