LAJMI I FUNDIT:

Spreji nazal me oksitocinë premton në trajtimin e obesitetit

Spreji nazal me oksitocinë premton në trajtimin e obesitetit

Hulumtimi i ri sugjeron që një trajtim me sprej nazal me oksitocinë së shpejti mund ta fillojë një shprehi të ngrënies më pak për meshkujt.

Oksitocina është hormon i cili njihet që luan një rol të rëndësishëm në intimitetin njerëzor dhe riprodhimin seksual. Ai quhet nganjëherë edhe “hormoni i dashurisë.”


Pavarësisht peshës, studimi zbuloi se meshkujt të cilët kanë përdorur sprej nazal me oksitocinë ishin të prirë të konsumojnë më pak kalori. Studimi testoi 25 meshkuj të shëndetshëm me një moshë mesatare prej 27 vjetëve. Nga ata që ishin përfshirë në studim, 13 ishin me peshë të shëndetshme dhe 12 ishin me mbipeshë.

Meshkujve u ishte dhënë ose një sprej nazal placebo ose prej me oksitocinë para ngrënies së mëngjesit.

Meshkujt në studim hëngrën një mesatare prej 122 kalori më pak dhe 9 gramë më pak yndyrë pasi që kishin përdorur sprej nazal me oksitocinë, në krahasim me ata që kishin përdorur placebo, transmeton koha.net. Hulumtimi gjithashtu tregon se oksitocina ndihmon në ndjeshmërinë e insulinës, gjë që e ndihmon trupin ta procesojë sheqerin në gjak.

“Rezultatet tona janë me të vërtetë emocionuese,” tha hulumtuesja kryesore Elizabeth Lawson, asistente profesoreshë e mjekësisë në Shkollën Mjekësore të Harvardit në Boston. “Studimi i mëtejshëm është i nevojshëm, por unë mendoj se oksitocina është një trajtim premtues për obesitetin dhe komplikimet e tij metabolike.”

Rezultatet e studimit janë prezantuar në takimin e 97-të vjetor të Shoqatës Endokrine në San Diego të Kaliforni, ditë më parë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori