Spitalit klinik të Tetovës i mungojnë 400 punëtorë shëndetësorë, pohon Sindikata e Pavarur e Mjekëve
Punonjësit shëndetësorë nga Spitali Klinik i Tetovës organizuan një protestë paqësore në paraditen e sotme për rreth gjysmë ore, për të shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me kushtet e punës dhe cilësinë e shërbimit shëndetësor në spitalin e tyre, përcjell Telergafi Maqedoni.
Ata kërkojnë të paguhen më mirë, të pajisen me pajisje moderne dhe të kenë një proces punësimi jo selektiv. Një nga problemet kryesore që theksuan është mungesa e personelit shëndetësor.
“Sistemi ynë shëndetësor ka një mungesë të dukshme të personelit. Për shembull, kemi 470 shtretër në spital dhe duhet të kemi tre mjekë për krevat, por aktualisht kemi një mungesë prej mbi 400 punonjësish shëndetësorë. Ky mungesë e bën të pamundur ofrimin e një kujdesi shëndetësor cilësor për pacientët tonë,” tha Arif Ibrahim nga Sindikata e Pavarur e Mjekëve.
Në të njëjtën kohë, ata kërkojnë që Maqedonia të përmirësojë standardet shëndetësore për të përputhur me normat evropiane dhe të sigurojë një kujdes shëndetësor cilësor dhe sigurinë e pacientëve dhe punonjësve shëndetësorë.
Protesta u organizua në Ditën e Shëndetit, duke theksuar rëndësinë e kësaj çështje për komunitetin shëndetësor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City